Putin largon Shoigu dhe Patrushev. Ekonomisti Andrey Belousov caktohet ministër i Mbrojtjes

Postuar në 12 Maj, 2024 23:33

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar sot disa ndryshime të befasishme në aparatin e sigurisë. Lëvizja më e rëndësishme është largimi i ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe kreut të Këshillit të Sigurisë, Nikollai Patrushev. 
Më e papritura dhe atipikja për metodën ruse është pasuesi i Shoigu, ish-zv.kryeministri Andrey Belousov, një ekonomist. 

Shoigu zëvendëson Patrushev, një ndër zërat më pro luftës në Ukrainë ndërkohë që është plotësuar vakanca e Dhomës së Llogarive me Boris Kovalchuk. 
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka sqaruar se caktimi i Belousov në krye të Mbrojtjes lidhet me financat. 

Buxheti i Mbrojtjes është afërsisht me nivelin e vitit 1980, që nuk është kritik, por jashtëzakonisht i rëndësishëm

është shprehur ai. 

Mbajnë detyrat ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Valery Gerasimov. 

Ngjan se Shoigu ka marrë një promocion, sepse do të jetë direkt afër Presidentit, ndërkohë që për Patrushev, Kremlini ka deklaruar se do të japë sqarime së afërmi.

Një lëvizje që ilustron rolin minimal dhe teknik të kryeministrit Mishutsin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.