shoigu
Putin largon Shoigu dhe Patrushev. Ekonomisti Andrey Belousov caktohet ministër i Mbrojtjes
Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar sot disa ndryshime të befasishme në aparatin e sigurisë. Lëvizja më e rëndësishme është largimi i ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe kreut të Këshillit të Sigurisë, Nikollai Patrushev.
Më e papritura dhe atipikja për metodën ruse është pasuesi i Shoigu, ish-zv.kryeministri Andrey Belousov, një ekonomist.
“Marrëdhënie strategjike siç e kërkon shekulli i ri”
Ministri rus i Mbrojtjes është zyrtari i parë i huaj që ftohet në Korenë e Veriut që nga fillimi i pandemisë Covid-19. Sergei Shoigu u prit në Phenian, në një kohë kur atje po festohet përvjetori i Luftës Koreane.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Penian, KCNA, takimi "është një mundësi e rëndësishme për të zhvilluar marrëdhëniet strategjike dhe tradicionale midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, siç e kërkon shekulli i ri".
Rusia njofton ngritjen e gatishmërisë luftarake në Taxhikistan dhe Kirgizi
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka deklaruar nga New Dehli ku ndodhet në kuadër të takimit të Organizatës së bashkëpunimit të Shangait, se Rusia po rrit gatishmërinë luftarake në bazat e veta në Azinë Qendrore. Si shkak për këtë veprim, sipas tij është bërë rritja e pranisë së SHBA në rajon dhe për rrjedhojë, Kremlini e ka parë të arsyeshme që të rrisë gatishmërinë në bazat e veta në Taxhikistan, Kirgizi.
Rusia do shtyjë kufirin në varësi të armëve me të cilat furnizohet Ukraina
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu ka deklaruar se Rusia do të shtyjë kërcënimin ndaj kufijve të saj në raport me rrezen goditëse të armëve që i furnizohen Ukrainës.
Do të varet nga armët që marrin
citohet Shoigu në një intervistë për “Rossiya-1”.
Deklarimi i tij pason ato të presidentit Vladimir Putin, që në një fjalë drejtuar vendit u shpreh se Federata Ruse do të jetë e detyruar të shtyjë kufijtë më tej nëse Ukraina furnizohet me armë me rreze të gjatë veprimi.
Ushtria ruse njofton pastrimin territorial të Luganskut
Rusia ka njoftuar realizimin e operacionit për çlirimin e Republikës Popullore të Luganskut. Me këtë emër e raportuar ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoigu, pastrimin e një pjese të territorit të Ukrainës.
Më 3 korrik 2022, Ministria Ruse e Mbrojtjes, Gjeneral Armate Sergey Shoigu raportoi te komandanti suprem i Forcave të Armatosura Ruse Vladimir Putin, mbi çlirimin e Republikës Popullore të Luganskut
njofton ministria ruse.
Netanyahu: Izraeli nuk do të lejojë vendosjen e Iranit në Siri
Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka përcjellë për Kremlinin një mesazh politik për Teheranin zyrtar: Izraeli nuk do të lejojë që Irani të vendoset në Siri.
Mediat izraelite raportojnë për një takim mes Netanyahut dhe ministrit të Mbrojtjes, Avigdor Lieberman me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë të cilit kreu izraelit ka kërkuar që “ky mesazh të kuptohet nga Irani”.