Ushtria ruse njofton pastrimin territorial të Luganskut

Postuar në 03 Korrik, 2022 13:20

Rusia ka njoftuar realizimin e operacionit për çlirimin e Republikës Popullore të Luganskut. Me këtë emër e raportuar ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoigu, pastrimin e një pjese të territorit të Ukrainës.

Më 3 korrik 2022, Ministria Ruse e Mbrojtjes, Gjeneral Armate Sergey Shoigu raportoi te komandanti suprem i Forcave të Armatosura Ruse Vladimir Putin, mbi çlirimin e Republikës Popullore të Luganskut

njofton ministria ruse.

Operacioni në Ukrainë nisi më 24 shkurt të këtij viti dhe ky është rasti i parë kur ushtria ruse komunikon zyrtarisht përmbushjen e një objektivi që ka edhe vlerë juridike. Nisur nga sa po shihet, ndarja e Ukrainës po ndodh në terren dhe mesa duket nuk ka instrument, veç armëve, ta zhbëjë këtë që po ndodh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.