"Ato dyer që m'i mbylli e Keqja, do t'i hapë Zoti vetë"
Pas refuzimit për të lejuar hyrjen e tij në Kosovë, Patriarku serb Porfirije ka reaguar me një deklaratë përmes së cilës ka bërë edhe një paralajmërim solemn.
Si Patriarku serb, si një qytetar dhe si një besimtar, une di dhe afirmoj se ato dyer herët apo vonë do të hapen nga Zoti vetë. Ata që kanë mbyllur ato dyer të shtëpisë së lutjes po i bëjnë keq së pari vetes dhe mandej të gjithë popullit…Është e sigurtë për ne, sidomos në Kosovë dhe Metohi se parajsa është e hapur dhe ata do të hapin të gjitha dyert që e keqja nga i mbylli
citohet Patriarku serb.
Mbi vendimin e refuzimit të hyrjes së tij në Kosovë, kanë reaguar edhe vendet e QUINT-it që kanë cilësuar se kjo bie ndesh me Planin Ahtisari, ndërkohë që presidentja e Kosovës, Osmani, ka nënvizuar se mungesa e balancës në dialog dhe qëndrimet ndaj Serbisë dhe Kosovës, po shkatërrojë dialogun vetë.
Comments
Kishat e Kosovës
Shumë mirë bën Kosova! Nuk ka pse bëhet peng i ca gjërave kote! Nqs për serbët kishat kanë rëndësi historike për shqiptarët e Kosovës nuk kanë aspak rëndësi! Dhe pikërisht këtu duhen goditur! Kurti bën shumë mirë qe injoron serbët në lidhje me territorin e Kosovës! Por duhet të jetë më agresiv ndaj Serbisë në lidhje me luginën e Preshevës! Ai territor nuk mund të menaxhohet nga Serbia! Aty jetojnë njerëz që kanë nevojë për mbështetje dhe nuk janë objekte koti mesjetare si kishat serbe në Kosovë te kohës së Car Dushanit që nuk kanë asnjë vlerë, përveç se t'i japin Serbisë mundësinë që të përzihet në punët e brendshme të Kosovës!
Add new comment