porfirije
"Ato dyer që m'i mbylli e Keqja, do t'i hapë Zoti vetë"
Pas refuzimit për të lejuar hyrjen e tij në Kosovë, Patriarku serb Porfirije ka reaguar me një deklaratë përmes së cilës ka bërë edhe një paralajmërim solemn.
Si Patriarku serb, si një qytetar dhe si një besimtar, une di dhe afirmoj se ato dyer herët apo vonë do të hapen nga Zoti vetë. Ata që kanë mbyllur ato dyer të shtëpisë së lutjes po i bëjnë keq së pari vetes dhe mandej të gjithë popullit…Është e sigurtë për ne, sidomos në Kosovë dhe Metohi se parajsa është e hapur dhe ata do të hapin të gjitha dyert që e keqja nga i mbylli
Patriarku serb në parakalim simbolik me veteranët e luftës së Koshares dhe Pashtrikut
Mediat në Serbi publikojnë një fotografi të Patriarkun Porfirije me veteran të luftës së Kosovës dhe pjesëmarrës në betejën e Koshares dhe Pashtrikut.
Patriarku i priti veteranët, bisedoi me ta dhe u dha dhurata dhe libra lutjesh
citojnë mediat serbe.
Pritet diçka e re në 15 ditë. Vuçiç: Synohet dëbimi final i serbëve
Beogradi ka menduar ta trajtojë situatën e krijuar në Kosovë në një frymë tradicionale që e sheh unitetin në sintoni me simbolet fetare. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ka zhvilluar një takim me Patrirakun e Kishës Serbe, Porfirije, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve. Vuçiç ka sqaruar se "i ka prezantuar patriarkut situatën nga disa kënde”, diçka që nuk ka shumë lidhje me një klerik, cilidoqoftë rangu i tij.