Blloku Bota
Europa ka nisur luftën hibride ndaj vetes në Kosovë dhe Ballkan
Gazeta “Koha Ditore” mban sot tri tituj të ndryshëm për sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës që do të duhet të votohet së afërmi. Gjermania kërkon që të ketë hapa konkretë për Asocacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Franca gati e kushtëzon votën pro me dërgimin në Kushtetuese të Asocacionit, kurse Britania e Madhe mbështet pa rezerva anëtarësimin e Kosovës.
Ndërkohë raporterja Bakojanis dhe Asambleja ka rekomanduar anëtarësimin e vendit të cilit i mbahen në fuqi masa sanksionuese, premisat për të cilat nuk ekzistojnë më.
Patriarku serb në parakalim simbolik me veteranët e luftës së Koshares dhe Pashtrikut
Mediat në Serbi publikojnë një fotografi të Patriarkun Porfirije me veteran të luftës së Kosovës dhe pjesëmarrës në betejën e Koshares dhe Pashtrikut.
Patriarku i priti veteranët, bisedoi me ta dhe u dha dhurata dhe libra lutjesh
citojnë mediat serbe.
Më i sigurtë se Ruanda? Londra konsideroi edhe Irakun për deportimin e azilkërkuesve
Qeveria britanike fitoi betejën juridike për të trajtuar kërkesat e azilkërkuesve në Ruanda nën argumentin se Ruanda është një vend i sigurtë. Mirëpo këtu nuk ka asgjë parimore dhe ajo që bëri Londra zyratre është të hiqte qafësh një kontigjent njerëzish të padëshiruar për higjenën sociale të metropolit. Konfirmohet tërësisht një qasje e tillë nisur nga raportime të mediave në Britani, sipas të cilave në procesin e shqyrtimit të opsionit të deportimit, përveç Ruandës, qeveria britanike konsideroi si vend të mundshem edhe Irakun.
Zelenskiyt i mbaron mandati më 20 maj
Shërbimi i jashtëm rus. SVR, ka shpërndarë një deklaratë publike përmes së cilës kujton se presidentit ukrainas, Zelenskiy i mbaron mandate presidencial më 20 maj. Nisur nga kjo rrethanë, SVR vë në dukje një aspekt të legjitimitetit të presidentit ukrainas, që cilësohet si “njeri kyç në skemat e financimit të luftës që po sjellin fitime të jashtëzakonshme Kievit dhe prodhuesve perëndimorë”.
Kubanët i bashkohen ushtrisë ruse
Rusia po rekruton shtetas kubanë për të luftuar në ushtrinë e saj në Ukrainë. Sipas një investigimi të BBC, pagesa e lartë dhe mundësitë që jep pasaporta ruse janë dy arsyet pse kubanët zgjedhin radhët e ushtrisë ruse.
Rusët zëvendësojnë trupat amerikane në Niger
Këshilltarë dhe pajisje ushtarake ruse kanë mbërritur në Niger, pas lajmit për largimin e forcave amerikane.
Sipas televizionit shtetëror, një grup i parë prej rreth 100 këshilltarësh rusë kishte mbërritur në Niger më 10 prill së bashku me sistemet e mbrojtjes ajrore.
Dy transportues ushtarakë mbërritën të shtunën, sipas Tele Sahel, i cili raporton se Rusia ka dërguar më parë tre aeroplanë mallrash me material ushtarak dhe instruktorë.
Sanksionet ndaj Rusisë dëmtojnë prodhimin e avionëve Boeing
Sanksionet që Perëndimi i ka vendosur Rusisë po rëndojnë inidrekt mbi një nga kompanitë më të mëdha shumëkombëshe. Boeing po has vështirësi në prodhimin e avionëve 787 Dreamliner për shkak të mungesës së një komponenti kyç, subjekt i sanksioneve të SHBA ndaj Rusisë, raporton Wall Street Journal.
Izraeli ndalon veprimtarinë dhe transmetimet e Al Jazeera
Kabineti i luftës ën Izrael ka vendosur ndalimin e kanalit televiziv Al Jazeera. Njoftimi është dhënë në rrjetin “X” nga kryeministri Beniamin Netanyahu që ka raportuar për një “vendim unanim”.
Pas talebanëve, SHBA në tryezë edhe me Hamasin
Media të ndryshme bëjnë me dije se një delegacion i Hamasit, organizata islamike palestineze, është drejtuar për në Kajro në përpjekje të firmosjes së një marrëveshjeje armëpushimi. Ndërmjetësit sugjerojnë që palët të ndalin luftimet për 40 ditë, kohë kur do të kryhet shkëmbimi i pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë.
Pashka serbe/Ne serbët jemi viktima të përjetshme!
Në një mesazh me rastin e Pashkëve, Patriarku serb, Porfirije, ka shpërndarë një mesazh që cilësohet si “mesazh uniteti” nga agjencia serbe “Tanjug”. Duke ngritur lart sakrificat e kombit serb në dy luftërat botërore, Porfirije ka folur edhe për dy çështje që vështirë se kanë lidhje me Ungjillin dhe Pashkët.