Zelenskiyt i mbaron mandati më 20 maj
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/05/1418441_2024_05_06_12.jpg?itok=m2iythG-)
Shërbimi i jashtëm rus. SVR, ka shpërndarë një deklaratë publike përmes së cilës kujton se presidentit ukrainas, Zelenskiy i mbaron mandate presidencial më 20 maj. Nisur nga kjo rrethanë, SVR vë në dukje një aspekt të legjitimitetit të presidentit ukrainas, që cilësohet si “njeri kyç në skemat e financimit të luftës që po sjellin fitime të jashtëzakonshme Kievit dhe prodhuesve perëndimorë”.
SVR supozon se aleatët perëndimorë të Zelenskiyt po përpiqen të bindin kundërshtarët e këtij të fundit që të jenë të përmbajtur, një aludim ky se aktualisht interesi kryesor është që Zelenskiy të qëndrojnë në pushtet.
Add new comment