Athina paralajmëron aksion diplomatik për "provokimet nacionaliste" në Ballkan

Postuar në 15 Maj, 2024 13:03

Mbrëmjen e djeshme në versionin anglisht të gazetës konservatore greke, “Kathimerini” është shfaqur një editorial i shkurtër nën titullin: Roli i Perëndimit. Teksa vihet në dukje fakti se aderimi në “familjen perëndimore” ka disa kërkesa specifike, drejtuesit e gazetës nënvizojnë se i takon liderëve europianë dhe të SHBA që:

të bëjnë këto terma të qartë për ata që ende peshkojnë në ujërat e turbullta të nacionalizmit të shekullit të shkuar

Sipas të njëjtit editorial Ballkani mbetet një çështje që e shqetëson Perëndimin për faktin se ndodhet në kryqëzimin e një lufte në Europë. 

Mesazhi shkon patjetër për Shkupin zyrtar dhe lodrat e presidentes së re që nuk pranon të përmendë emrin kushtetues të vendit të vet, që u korrektua pas Marrëveshjes së Prespës. Por nuk mund të mos ketë aty edhe një paralajmërim për Shqipërinë, që ka ngritur një Flamur nacionalizmi së fundmi duke provokuar diçka që nuk gjen shpjegim racional në marrëdhëniet mes dy vendeve.

A do të mundet Greqia të ngrejë një ndjeshmëri diplomatike në Perëndim për shqetësimet e veta me dy fqinjët e vet? Kjo mbetet ende për t’u parë, por nga një optikë strikt e taktikës, qëndrimet e presidentes maqedonase japin material që të dyja çështjet të bashkohen nën emëruesin e nacionalizmit për të kërkuar mandej shqyrtimin e tyre si çështje europiane.

Deri më tani çështja “Beleri” është cilësuar si dypalëshe nga Shqipëria dhe BE, por nëse ai fiton mandatin e europarlamentarit ndërkohë që është në burg, është e qartë se retorika e Athinës ka më shumë elementë në favor. Sikundër është e qartë se relacionet me Shkupin nuk mund të jenë dypalëshe për çështjen e emrit.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mos u lodhni kot. Rruga drejt pushtetit ne Shqiperi nuk kalon nga Greqia. Ka me shume gjasa te kaloje nga bathorja.
Kohe e humbur per ju.

Submitted by redaksia on

O zoteri, zonje apo zotzonje! Nguliteni njehere e mire ne tru - se  mendja gje e madhe - nguliteni ku te doni faktin se ne nuk shkruajme se kemi axhende pushtetin. Shkruajme se jemi media. Shkruajne keq, shkruajme kot, nuk dime, tjeter pune. Me te ngulitur kete aty ku rreh cerebrumi juaj do kuptoni se nuk lodhemi te bejme punen. Ky eshte nje shenim si te tjere. 

Pushtetin mbajeni! More edhe mijevjecarin qe vjen. Nuk ka kush iluzione per vlerat e ketij vendi. Por edhe 20 mije vjet te jetonim nuk ka asnje fakt nen kete diell te me beje te besoj se keta qe jane ne karrige nuk jane vecse ca hajdute. Po hajdute nga ata te '90-s qe vidhnin edhe frigoriferet apo rrobat ne tel. Pra shkruajme per shkak te nje bindjeje objektive(supozoj une) jo halleve te doktorit, ilirit apo ku ta di une hallexhinjve te shumte te PS. Hajde te jeni mire se Shqiperia u be tani!

Submitted by Lexues i rregullt (not verified) on

Analize e kendshme, ne fakt seshte nevoja te besh rretheqarke. Rama ka iluzione tipike te nje lideri (se keshtu i kane thene qe eshte) qe mendon se mund ta eklipsoj deri diku rolin e Greqise ne Perendim. Te forcoj marrdheniet me emigrantet e tij, pastaj te afrohet dhe me Shkupin per te treguar lideri i ballkanik e ka zemren e madhe por keto malakat jane te pabese. Po jo mer burre jo.
Greqia ka qene, eshte dhe do te mbetet me rol kyc ne keto territore. Perendimit i pelqejne keto marrdheniet e nderlikuara.
Eshte paradoksale situata, ku Rama kujdeset per bacen dhe shtepia na ka zene te gjitheve ne brenda.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.