Rusia ekspozon armët perëndimore të kapura në Ukrainë
Ministria ruse e Mbrojtjes ka organizuar një ekspozitë të armëve të prodhimit perëndimor të kapura nga forcat ruse gjatë lufitmeve në Ukrainë.
Ekspozita është inskenuar në Parkun e Fitores në Moskë dhe sipas mediave ruse paraqet armatime dhe mjete ushtarake të prodhuara në 12 vende të Perëndimit si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Turqia, Suedia, Republika Çeke, Afrika e Jugut, Finlanda, Australia, Austria dhe Ukraina.
Tanke, blinda, antitanke, dronë, harta janë prezantuar në mjedis të hapur në një shfaqje të qartë politike që i thotë qytetarit rus se vendi I tij po sulmohet nga një mori vendesh të Perëndimit.
Add new comment