Mishutsin ripropozohet për kryeministër i Rusisë

Postuar në 10 Maj, 2024 13:04

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ripropozuar kandidaturën e Mikhail Mishutsin për detyrën e kryeministrit të Federatës Ruse. Lajmin e ka bërë kreu i Duma-s, Vyacheslav Volodin, sipas të cilit procedura e re e shqyrtimit të kandidaturës do të bëhet në përputhje me amendimet kushetuese të vitit 2020, që i japin Parlamentit pushtet formal të diskutojë dhe votojë propozimin e Presidentit.

Sipas Volodin me këtë balancë pushteti, Rusia “hyn në një fazë të re të punës së përbashkët mes legjislativit dhe ekzekutivit”, një deklaratë që merr një rëndësi relative kur dihet kontrolli efektiv që ka Putin mbi të gjitha hallkat e pushtetit në Rusi.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.