Blloku Bota

Jeta e natës në Bruksel shpallet Trashëgimi e Gjallë Kulturore

Postuar në 16 Korrik, 2023 16:25

Autoritetet belge kanë vendosur ta cilësojnë jetën e natës në Bruksel si një Trashëgimi të Gjallë Kulturore. Sipas sekretares së Shtetit për Planifikimin Urban dhe Trashëgiminë, Ans Persoons, jeta e natës e kryeqytetit belg ofron mundësi relaksi, takimi dhe muzike, ndërkohë që klubet e natës janë shndërruar në pika arti dhe kulture.

Kosova prezanton dronët "Bayraktar" të blerë nga Turqia

Postuar në 16 Korrik, 2023 14:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar blerjen e dronëve “Bayraktar” nga Turqia, duke shpërndarë madje edhe foto nga njësitë e reja.

Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare

shkruan Kurti në Facebook.

Princi i Belgjikës nën hetim për mashtrim dhe zhvatje

Postuar në 14 Korrik, 2023 18:37

Autoriteti Libian i Investimeve akuzon për mashtrim dhe zhvatje princin e Belgjikës. Akuza ndaj vëllait më të vogël të mbretit Phlippe, Laurent, pason një mosmarrëveshje shumëvjeçare mes tij dhe fondit sovran të pasurisë libaneze për kompensimin e diskutueshëm nga një projekt i dështuar ripyllëzimi i drejtuar përmes OJQ-së së Laurent, Global Sustainable Development Trust në Libi, në 2008. Projekti dështoi pas shpërthimit të luftës civile në 2011.

Video/India lëshon Chandrayaan-3 drejt Hënës

Postuar në 14 Korrik, 2023 14:33

India ka lëshuar në hapësirë raketën LVM3-M4, e cila bart sondën Chandrayaan-3, me destiancion Hënën. Raketa është lëshuar nga shteti jugor i Andhra Pradeshit dhe misioni pason atë të vitit të kaluar që dështoi.

Kryeministri Narendra Modi ka dekalruar se Chandrayaan-3 hap një kapitull të ri në odisenë indiane të hapësirës. Nëse misioni shkon sipas planfikimit, atëherë sonda duhet të ulet në Hënë, në polin jugor të saj, në datat 23 – 24 gusht.

I gjithë misioni kushton 74.6 milionë dollarë, shumë më pak se kostot në vende të tjera që janë fuqi hapësinore.

Një amerikane për mbikëqyrjen e tregut digjital. Franca del kundër KE-së

Postuar në 14 Korrik, 2023 12:26

Franca ka kundërshtuar vendimin e Komisionit Europian për të caktuar si drejtuese të entit antitrust një ekonomiste amerikane. Ministrja e Francës për Europën, Catherine Colonna, ka kërkuar që Komisioni të rishikojë zgjedhjen e Fiona Scott Morton në mbikëqyrjen e konkurencës së firmave amerikane të Big Tech.

Grupi "Wagner" juridikisht nuk ekziston!!!

Postuar në 14 Korrik, 2023 11:41

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se në Rusi, grupe ushtarake private si “Wagner” formalisht nuk ekzistojnë. Gazeta “Kommersant” citon Putin të jetë shprehur se për ekzistencën e tyre nuk ka një ligj në Rusi, ndonëse në praktikë këto grupe janë.

Grupi “Wagner” ekziston, por është juridikisht joekzistent. Legalizimi formal është një çështje e ndarë që duhet adresuar nga Duma dhe qeveria. Është një çështje e ndërlikuar

citohet ai.

Kufiri detar, Nikaragua humb betejën ligjore me Kolumbinë  

Postuar në 13 Korrik, 2023 17:05

Merr fund beteja ligjore mes Nikaraguas dhe Kolumbisë për detin. Dy vendet nuk ndajnë kufij tokësorë, por për gati një shekull marrëdhëniet e tyre kanë qenë të tensionuara për kufijtë detarë. Një zonë e pasur me naftë dhe peshk në Detin e Karaibeve është arsyeja e përballjes së tyre ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë. 

Shenjat e para të lodhjes nga lufta

Postuar në 13 Korrik, 2023 16:03

Në samitin e NATO-s në Vilnius, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, i kujtoi Ukrainës të mbajë parasysh realitetin politik në disa vende, ku mbështetja për furnizimin me armë dhe mbështetjen financiare për të luftuar pushtimin rus nuk është gjithmonë universale. Wallace tha se Ukraina duhet të jetë më mirënjohëse ndaj aleatëve të saj, kur është fjala për furnizimin me armë. Në këtë pikë, Wallace gjeti rastin t’i kujtonte Kievit se Britania nuk është "Amazon" për furnizimet ushtarake.

Diplomacia e "ekuilibrit", SHBA në pozitë qesharake. Hill: Sanksionet vetëm ndaj Vulin, jo ndonjë institucioni

Postuar në 13 Korrik, 2023 15:42

Një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata shefin e shërbimeve sekrete serbe, Alexander Vulin, është shfaqur në mediat serbe zjarrfikësi Christopher Hill, ambassador i SHBA në Beograd.

Dhunë në Parlamentin e Kosovës

Postuar në 13 Korrik, 2023 12:38

Ka patur situata dhune në Kuvendin e Kosovës. Shkaktarë të dhunës kanë qenë ata që e kanë profesion atë: deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Në seancë kryeministri Kurti ka qenë duke folur për situatën në Veri, kur deputetë të PD-së janë nisur drejt foltores. Më pas situata ka degraduar.

Nuk ka ende një sqarim zyrtar, por mundet që për të depërshkallëzuar situatën që duket se lidhet me kostot e dështimit të opozitës për të kapitalizuar diçka nga ngjarjet në Veri, të kërkohet ndërmjetësim nga Tirana. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota