Kufiri detar, Nikaragua humb betejën ligjore me Kolumbinë
Merr fund beteja ligjore mes Nikaraguas dhe Kolumbisë për detin. Dy vendet nuk ndajnë kufij tokësorë, por për gati një shekull marrëdhëniet e tyre kanë qenë të tensionuara për kufijtë detarë. Një zonë e pasur me naftë dhe peshk në Detin e Karaibeve është arsyeja e përballjes së tyre ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë.
Kjo e fundit hodhi poshtë padinë e Nikaraguas, e cila kërkoi zgjerojë të drejtat e saj ekonomike mbi një zonë të detit Karaibe që shtrihet më shumë se 200 milje detare (380 kilometra) nga brigjet e saj. Nikaragua kishte kërkuar që Gjykata Ndërkombëtare të rishikonte kufijtë e shelfit të saj kontinental dhe të përcaktonte kufij të rinj detarë për të. Gjyqtarët e ICJ sanksionuan se të drejtat në det të hapur të Nikaraguas për 200 milje detare (370 km) janë përcaktuar në vendimin e vitit 2012. Sipas ligjit ndërkombëtar, shtetet bregdetare kanë sovranitet mbi ujërat që shtrihen 12 milje detare përtej vijave të tyre bregdetare. Ata kanë të drejta ekskluzive ekonomike dhe mjedisore mbi shtratin e detit dhe ujërat që shtrihen deri në 200 milje detare përtej bregdetit të tyre.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u krijua pas Luftës së Dytë Botërore për të vendosur në mosmarrëveshjet midis shteteve anëtare të OKB-së. Vendimet e tij janë përfundimtare dhe nuk mund të apelohen. Disa shtete të Amerikës Latine, mes të cilave Kili dhe Bolivia, Guajana dhe Venezuela, dhe Guatemala dhe Belizeja, i kanë kërkuar GJND-së vitet e fundit të zgjidhë pretendimet territoriale, të cilat vijojnë prej dekadash e në raste të caktuara, edhe prej shekujsh.
Add new comment