Jeta e natës në Bruksel shpallet Trashëgimi e Gjallë Kulturore

Postuar në 16 Korrik, 2023 16:25

Autoritetet belge kanë vendosur ta cilësojnë jetën e natës në Bruksel si një Trashëgimi të Gjallë Kulturore. Sipas sekretares së Shtetit për Planifikimin Urban dhe Trashëgiminë, Ans Persoons, jeta e natës e kryeqytetit belg ofron mundësi relaksi, takimi dhe muzike, ndërkohë që klubet e natës janë shndërruar në pika arti dhe kulture.

Jeta e natës në Bruksel është një trashëgimi e gjallë kulturore. Sot ne tregojmë se Brukseli është krenar për kulturën e vet vibrante të lokaleve dhe njeh rëndësinë sociale që ka për qytetin tonë dhe banorët e vet në aspektin kultutor, ekonomik dhe social

shprehet ajo.

Brukseli numëron rreth 20 klube nate, një shifër që përafron me një qytet tjetër si Tirana ku jeta e natës që nisi aq mirë në vitet ‘2000 kaloi drejt tallavasë duke mos arritur të krijohet në identitetit i qartë për grupmosha të caktuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.