Princi i Belgjikës nën hetim për mashtrim dhe zhvatje

Postuar në 14 Korrik, 2023 18:37

Autoriteti Libian i Investimeve akuzon për mashtrim dhe zhvatje princin e Belgjikës. Akuza ndaj vëllait më të vogël të mbretit Phlippe, Laurent, pason një mosmarrëveshje shumëvjeçare mes tij dhe fondit sovran të pasurisë libaneze për kompensimin e diskutueshëm nga një projekt i dështuar ripyllëzimi i drejtuar përmes OJQ-së së Laurent, Global Sustainable Development Trust në Libi, në 2008. Projekti dështoi pas shpërthimit të luftës civile në 2011.

Autoriteti Libian i Investimeve (LIA) pretendon se princi ushtroi "presion të papranueshëm" në përpjekjen e tij për të marrë gati 70 milionë euro kompensim, që ai thotë se i detyrohet Ministria e Bujqësisë libiane.

Beteja ligjore e Princit Laurent i ka shtyrë prokurorët federalë të konfiskojnë pasuritë libiane në vlerë prej miliarda eurosh dhe ka nxitur një hetim parlamentar për pagesat e interesit, raporton Politico.eu.

Një vendimi i gjykatës së Brukselit në vitin 2011 e urdhëroi Libinë t'i paguajë princit 38 479 041 € dëmshpërblim për shkelje të kontratës së ripyllëzimit.

Por pala libaneze pretendon se ka prova që tregojnë se princi u përpoq t’i merrte paratë duke tentuar të ndikonte në mënyrë drastike në ecurinë e një hetimi në vazhdim që ka çuar në sekuestrimin e 15 miliardë eurove nga llogaritë bankare të LIA-s në Belgjikë.

LIA u krijua në gusht 2006 dhe pretendon se është e pavarur nga shteti libian. Komiteti i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, megjithatë, ka urdhëruar ngrirjen e të gjitha fondeve të zotëruara ose të kontrolluara nga Muammar Gaddafi, ku përfshihej edhe LIA.

Në Belgjikë, ndikimi i paligjshëm mund të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë deri në 10 000 €; mashtrimi dënohet me burg nga një muaj deri në pesë vjet dhe gjobë deri në 3,000 €; dhe zhvatja me pesë deri në dhjetë vjet burg.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.