Një amerikane për mbikëqyrjen e tregut digjital. Franca del kundër KE-së
Franca ka kundërshtuar vendimin e Komisionit Europian për të caktuar si drejtuese të entit antitrust një ekonomiste amerikane. Ministrja e Francës për Europën, Catherine Colonna, ka kërkuar që Komisioni të rishikojë zgjedhjen e Fiona Scott Morton në mbikëqyrjen e konkurencës së firmave amerikane të Big Tech.
Edhe ministri francez për Digjtalizimin, Jean – Noël Barrot, ka bërë thirrje që KE të rimendojë për personin e zgjedhur për shkak se shtetësiar Morton «ngre pyetje legjitime» në një kohë kur BE-ja po prezanton legjisalcionin e ri për disiplinimin e sektorit digjital. Scott Morton do të jetë e para jo-europiane që do të marrë një rol me kaq rëndësi, sidomos për këshillimin e Komisionerit për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me konkurencën, përfshirë Aktin e Tregjeve Digjitale që presupozohet të kufizojë forcën e gjigandëve të teknologjisë.
Nga ana e vet, zëdhënësia e KE-së, Arianna Podesta ka deklaruar se vakanca është hapur edhe për jo-europianë, në mënyrë që të rritet mundësia e kandidaturave cilësore dhe në këtë kuadër Scott Morton përmbushte të gjithë kërkesat, duke qenë kandidatja më e mirë.
Add new comment