Kosova prezanton dronët "Bayraktar" të blerë nga Turqia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar blerjen e dronëve “Bayraktar” nga Turqia, duke shpërndarë madje edhe foto nga njësitë e reja.
Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare
shkruan Kurti në Facebook.
Blerja ka provokuar reagime nga Serbia, e cila kishte paralajmëruar Turqinë se shqitja e dronëve në fjalë Kosovës, do të ndikonte në marrëdhëniet dypalëshe. Përveç Kosovës, dronë të tillë ka blerë edhe Shqipëria.
Add new comment