Blloku Alternative
Pemët, "kalendar" i heshtur i historisë
Në Tokë ka 3 miliardë pemë, të cilat janë të dobishme për të gjithë jetën në planetin tonë. Në vitin 1999 fotografja Beth Moon ndërmori një udhëtim për të fotografuar disa prej më antikeve duke iu referuar edhe folklorit të zonave ku ato ndodhen. Një album që ndoshta tërheq vëmendjen drejt këtyre mrekullive që shpesh anashkalohen dhe asgjësohen.
http://www.nationalgeographic.it/wallpaper/2016/03/30/foto/alberi_raccon...
Pamje nga fundi i epokës otomane në...Por cili qytet është?
Qyteti i vjetër ndodhet brenda murit të ndërtuar nga Sulejmani i Madhërishëm, pasi osmanët e morën qytetin më 1517. Fotot i përkasin fundit të epokës otomane e cila u mbyll në vitin 1917. Sot shohim pamjet që na janë shumë familjare me pamet e qyteteve shqiptare të të njëjtës periudhë. Emri i qytetit: Jeruzalem.
http://mashable.com/2016/03/29/ottoman-jerusalem/#XobnwKdUqkq9
"Alienët" me të cilët bashkëjetojmë
Fotografi Daniel Kariko ka realizuar fotot që paraqesin milingona, apo insekte të tjera, të parë nga shumë afër. Alienë të vërtetë në pamje nga ata që shpesh i shohim në filma. Fotografitë realizuar në mjedise pune, apo në shtëpi:
http://www.nationalgeographic.it/wallpaper/2016/03/29/foto/mostri_da_gia...
E mbani mend “Gazin e Degës”?
Në Shqipëri kujtojnë të gjithë makinën e prodhimit sovjetik që thirrej “Gazi i Degës”. Modeli njihej që ishte Gaz 69, fuoristradë e cila gjeti përdorim të gjerë në ushtritë e të gjithë Bllokut Lindor. Nga makinat sovjetike, shumë pak hynë në Shqipëri, ndonëse BS-ja prodhoi disa modele..."brutale dhe karizmatike" siç shlkruan një komentues në Facebook. Ja disa prej tyre ku mes të cilave dikush mund të dallojë ndonjë model që ka qenë prezent edhe në vendin tonë:
I preferuari i Hitlerit, Otto Skorzeny, u kthye në atentator të Mossadit izraelit pas Luftës
“The Forward”, një gazetë e vjetër amerikano-hebreje, publikon sot një shkrim-dossier lidhur me Otto Skorzenyn, një nga komandot më të njohur të Luftës së Dytë Botërore, njeriu që shpëtoi Musolinin nga izolimi dhe që u gradua dhe dekorua personalisht nga Adolf Hitleri. Skorzeny ishte austriak, ai u bë pjesë e Partisë Naziste dhe aderoi në Wafen SS, një forcë ushtarake e partisë, por historia e tij e pas Luftës ngjan të jetë shumë më intriguese.
Kuba hap dyert!
"Rolling Stone" ka dhënë koncert në Havana, në kryeqytetin kuban, ku janë pritur nga mijëra fans.
Numri i fundit në print i "The Indipendent", fundi i një epoke për gazetën e qendrës së majtë
Numri i sotëm është i fundit i gazetës britanike The Independent në versionin print (letër). Këtej e tutje një nga mediat më serioze të shtypit të shkruar britanik do t'i ofrohet lexuesit në versionin on line. Drejtuesit e gazetës e quajtën një hap kurajoz të gazetës drejt botës dixhitale, duke shpresuar që shembulin e saj ta ndjekin edhe gazeta të tjera prestigjoze. The Indipendent u themelua në vitin 1986 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh që i dhanë shumë shpejt profilin e një gazete të besueshme dhe popullore.
Do të hanit në këto pjata?
Shumëngjyrëshe dhe jo të zakonshme. Pjatat janë dekoruar me ngjyra të ndezura dhe me imazhe të paqarta, që janë në faktimazhe të bakterit të salmonelës. Shakaja i ka shkuar në mendje një artisti dhe një bioinxhinieri në MIT, Boston, SHBA.
Transformimi i pamjes së disa personazheve të njohur. David Letterman nuk njihet
Shkëlqimi i mbetur i Aleksandrisë
Burimi: Reuters