Blloku Alternative
“Kowloon Walled City”, qytet “mizë lisi”
“Kowloon Walled City” – i shkatërruar në vitin 1993, ai ndodhej në Hong Kong. 33 mijë banorë në një sipërfaqe shumë të vogël, ai ishte 119 herë më i dendur sesa New York. Qyteti u ndërtua nga imigrnatë mes viteve 1950-1994 dhe siguronte një cikël ekonomik shërbimesh të mjaftueshëm. Në fund të viteve ’80, fotografi kanadez Greg Girard realizoi disa fotografi që japin pamje nga jeta në qytet që është realisht shumë e pakëndshme në të parë.
Ky do të jetë sheshi "Skënderbej" sipas projektit të ri, i cili "do të diskutohet" me qytetarët
Raportohet në media se për këtë projekt janë kryer të gjitha hollësitë, duke shtuar më pas se ai do të diskutohet me qytetarët. Me siguri sa për të larë duart nga një detyrim formal, pasi qytetarët pyeten me referendum, njëso si në parti. Gjithsesi nga projekti shihet një sipërfaqe me gurë dhe ujë, dedikuar për këmbësorë, diçka e re dhe aboslutisht asgjë nga kthimi në identitet i sheshit siç deklaroi sot kryeministri.
Newton si alkimist. Zbulohet dorëshkrimi i shekullit të 17-të
Një dorëshkrim i shekullit të 17-të, i mbajtur në një koleksion privat dhe që është një ndër recetat alkimiste të fizikanit të njohur Isaac Newton është bërë së fundmi pjesë e Fondacionit për Trashëgiminë e Zbulimeve në Kimi. Dorëshkrimi ka të dhëna për atë sesi Newton mendonte të realizonte Gurin Filozofik; aty flitet për zemër pëllumbi e flakë dragoi. Një anë tjetër e fizikanit që siç thekson “National Geographic”, shkruajti mbi një milionë fjalë për alkiminë.
Video e papublikuar e Kim Philbyt me agjentët gjermanolindorë: “Aftësia e shërbimit britanik, një mit”
BBC-ja raporton se në arkivat e STAS-it gjermano lindor ka gjetur një material video, ku agjenti më i fashëm i Luftës së Ftohtë, Kim Philby, shpjegon sesi operonte si agjent i dyfishtë, për llogari të KGB-së sovjetike në shërbimin sekret britanik. Ai ka mbajtur një fjalë shpjeguese para agjentëve gjermanë, duke theksuar ndër të tjera se miti i aftësive të shërbimit britanik ishte i pavërtetë, sesi për vite të tëra ai takonte rezidentët sovjetikë, nxirtte dokumente dhe askush nuk e survejonte.
Ndërtime po, por edhe ruajtje e natyrës
Me objektiv nga hapësira
“Advanced Spaceborne Thermal Emission and Reflection Radiometer” — ASTER — është lëshuar në hapësirë bashkë me anijen kozmike të NASA-s, “Terra”. Në vitin 1999 ky instrument japonez ka niisur fotografimin nga hapësira dhe ka realizuar deri më tani 99% të fotografimit të sipërfaqes së Tokës. Fotografitë janë bërë publike nga NASA më 1 prill dhe janë gjithëse 2.95 milionë, e të cilat mund të analizohen lirshëm. Pamjet janë shumëngjyrëshe pasi në kamera ka infrared që analizon ndryshimin termik në materiale dhe në relievim. Ja disa prej tyre:
Jo fotove "nudo" të kafshëve
Ndihmë nga marinsat amerikanë për mjedisin
Postimi i ambasadës amerikane në Facebook:
"Trupa e marinsave, Komiteti i Gjelbërt, dhe vullnetarë të tjerë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ndihmuan në mbjelljen e pemëve, ndërtimin e gardhit dhe lyerjen e mureve të parkut të ri për romët në lagjen e Tufinës në Tiranë. Grupi ynë punoi së bashku me stafin e Ecovolis, si edhe me vetë pjestarët e komunitetit rom. Edhe ju mund të bëheni vullnetar. Mblidhuni së bashku me miqtë apo fqinjët tuaj dhe mundohuni të ndihmoni në hapësirat më problematike të komunitetit tuaj".
Mbretëria e harruar
Më 9 prill 1975 Sikkim, një mbretëri e veçuar, u sulmua nga ushtria indiane dhe pushoi së ekzistuari. Sikkim u shpall shteti i 22-të i Indisë. Një monarki e vogël në Himalaja, e qeverisur nga Choygyal, monarku dhe e ruajtur nga Rojet si ushtri më vete, ajo kishte lidhje të veçanta me aristokracinë tibetiane me të cilat kishte lidhje të vijueshme martesore. “Foreign Policy” përcjell disa foto, pjesë e një koleksioni që zëfill që nga viti 1875, duke theksuar se ato i përkasin fondit arkivor të familjes mbretërore të Sikkim.
Sauditët me flotë makinash të lara me ar në Londër
Të katërta shkojnë ë 1.8 milionë dollarë.
http://edition.cnn.com/2016/03/30/europe/gold-cars-saudi-london/index.ht...