Blloku Alternative
Balloja e fundit e Romanovëve
Në shkurt të vitit 1903, me rastin e 300 vjetorit të dinastisë Romanov, Cari dhe oborri i tij organizuan një ballo madhështore në Pallatin e Dimrit. E cila na vjen përmes disa fotove të publikuara nga “Russia Beyond the Headlines”( http://rbth.com/multimedia/pictures/2016/03/02/romanov-last-ball_572295?...).
Kryeson listën e më të pasurve të botës
Bill Gejts kryeson për të tretin vit rradhazi listën e njerëzve më të pasur të botës me një pasuri prej 75 miliardë dollarë. Themeluesi i gjigandit kompjuterik Microsoft është 4.2 miliardë dollarë më i varfër krahasuar me vitin 2015. Në vend të dytë në listën e Forbes ndodhet Amancio Ortega, 79-vjeçari spanjoll, bosi i firmës së veshjeve “Zara”. Sipërmarrësi që fitoi më shumë para në vitin e fundit është Mark Zukerberg. Themeluesi i rrjetit social Facebook renditet në vendin e 6-të me 44.6 miliardë dollarë, duke u bërë personi më i ri në listën e 10 personave më të pasur në Botë.
Liu Bolin, "kameleoni njerëzor" - protestë duke u bërë i padukshëm
Liu Bolin është një artist kinez që ka talentin e përshtatjes rrethanore, duke lyer veten me bojë derisa bëhet i padukshëm. Një proces pune që merr ndonjëherë edhe 10 orë. Bolin thirret si "Njeriu i Padukshëm" dhe ka patur mundësinë të prezaontojë punën e vet në botë. Ai e sheh artin e "padukshmërisë", si një protestë, si një mënyrë për t'i shpëtuar autoriteteve.
Sergio Leone dhe Ennio Morricone - dy mjeshtrat, shokë klase që në fillore
Regjizori dhe muzikanti, të dy nisën rrugë bashkë për të hyrë në memorien e kinemasë. Një rast nga ata për të cilët mund të thuash se "ishte e shkruar".
http://www.repubblica.it/spettacoli/people/2016/03/01/foto/ennio_morrico...
Një dokumentar ndryshe në BBC - shikoni nga "afër" Titanozaurin
Roma e lashtë në versionin 3D
Përmes një video mbresëlënëse 3D mund të shihet se si dukej Roma e lashtë. Përpjekjet e një projekti kërkimor akademik janë të jashtëzakonshme dhe kthejnë prapa në kohë shkëlqimin e Perandorisë Romake në vitet 320 pas Krishtit. Qëllimi ishte për të krijuar një kopje të modelit të Romës me të gjitha imazhet historike. Ishte koha kur ndodhi transformimi i Republikës Romake dhe ku shumica e fuqive të ishte përqëndruar në duart e një njeriu, Cezarit.
2.6 milionë$, 261km/h, 1500 kuaj fuqi - Bugatti Chiron
Tepelenës ç'i panë sytë...
Rilindja Urbane, projekti i rimëkëmbjes që është iniciuar nga qeveria ka dhënë fryte për Tepelenën. Fotot i poston kryeministri.
Taksitë në Mumbai janë vërtet të “qeshura”
Kjo prirje për të veshur tapicerinë e takisve me veshje gjthë ngjyra dhe larg klishesë njëgjyrëshe ka tërhequr vëmendjen. Një prej këtyre taksive u përdor edhe në një këngë të “Coldplay” dhe duket se mund të përhapet si prirje edhe në qytete të tjera të Indisë. Madje po mendohet që me veshje të tilla të vishen edhe trena apo autobusë.