Blloku Alternative

Një ikonë e restauruar gabim në Spanjë, kthehet në pikë tërheqëse për turistët

Postuar në 13 Mars, 2016 12:59

Nuk është e thënë që çdo gabim të kushtojë. Mundet që edhe gabimintë vlejë. Kjo vlen në rastin e qytetit Borja në Spanjë, ku turizmi është shtuar shumë së fundmi si pasojë e një restaurimi të gabuar të një ikone të Jezu Krishtit. Të paktën kështu raportojnë mediat sipas të cilave ikona me Krishtin e shpërfytyruar është kthyer në pikë tërheqëse për turistët në qyytetin veriperëndimor të Spanjës. 160 mijë turistë vizituan kishën e Mëshirës për t’i hedhur një sy ikonës. Paguajnë 1 euro për hyrjen dhe për një vend krejt të padëgjuar kjo po rezulton një mënyrë e papritur për t’u bërë i njohur.

Nuk dihet se çfarë është. Doli në bregun e Acapulcos në Meksikë

Postuar në 11 Mars, 2016 18:27

Eklipsi i parë nga avioni

Postuar në 10 Mars, 2016 23:41

Në 11 000 m lartësi, pasagjerët e linjës Alaska - Havai kanë shiuar spektaklin nga një pozicion vëzhgimi i veçantë:

Zbulohen në Kinë - bimë dhe vertebrorë të paklasifikuar

Postuar në 10 Mars, 2016 14:57

Shkencëtarë francezë dhe kinezë kanë zbuluar një shepllë të rrallë në rajonin jugor të Kinës, Guangxi Zhuang. Shpella, ose gropa është 420 m e thellë bën pjesë në një nga gropat e zbuluara gjatë një eskpedite tetë ditore  që nisi më 26 shkurt në kontenë Donglan. Janë zbuluar edhe specie të shumta që jetojnë brenda tyre përfshirë edhe disa vertebrorë dhe bimë të paklasifikuara ende. Gropat në fjalë, janë formime gjeologjike që gjenden në rajonet karstike dhe të formuara nga shpellat e nëndheshme. Janë të zakonshme në Kinë, Meksikë dhe në Papua në Guinenë e Re.  

Të lahesh një herë në javë nuk është edhe aq keq. Ose kështu po thonë...

Postuar në 10 Mars, 2016 03:34

Të lahesh një herë në javë është ekonomike dhe aspak johigjenike. Zakoni i njohur i shqiptarëve  që dolën në demokraci në vitin 1990, duket se ka fituar mbështetës në kohën tonë, kur flitet për kosto, ndotje, ngrohje globale, shpërdorim burimesh etj.. Ka që bëjnë thirrje për rikthimin e këtij zakoni, që në vitet ’60 ka qenë i përgjithshëm në Europë. Të paktën kështu shkruan Donnachadh Mçarthy në një opinion në britaniken “The Guardian”, i cili teksa kujton kohët e “larjes një herë në javë”, shton se “nuk mbaj mend që ndonjë erë e tmerrshme trupi” si pasojë e këtij zakoni.

Ky është restaurim?

Postuar në 09 Mars, 2016 23:34

Restaurimi i një fortese në Spanjë ka provokuar reagime të mëdha. Fortesa e Matrerës në Andaluzi është dëshmi e përballjes mes maorëve dhe kristianëve, por u dëmtua shumë nga shirat vitin e kaluar. Ndërhyrja restauruese duket të ketë rezultuar në ndërhyrje transformuese, pasi pak ka mbetur nga ajo që ishte dikur. Përdorimi i materialeve të reja, të ndryshme nga ato origjinale ka nxjerrë një ndërtesë që ngjan si katalog me gazeta të vjetra dhe të reja.  

 

"Maserati" LM 847, një përbindësh i vërtetë që të kujton "Mad Max"

Postuar në 09 Mars, 2016 02:33

BMW mbushi 100 vjeç. Ja modeli që hap 100 vjetëshin e dytë

Postuar në 07 Mars, 2016 21:55

Strofkat nëntokësore të ISIS në Irak (Foto)

Postuar në 05 Mars, 2016 23:13

ISIS u ka rezistuar sulmeve ajrore.  Në masë të madhe, kjo i dedikohet  gërmimit të tuneleve nga xhihadistët në territoriet që kontrollojnë. Tunelet e nëndheshme i lejojnë ISIS të gjejë strehim nga bombardimet, duke e lejuar atë për të lëvizur pa trazira në të gjithë territorin nën kontrollin e tij. Në qytetin Sintzar të Irakut , xhihadistët kanë krijuar një rrjet të gjerë nëntokësor të tuneleve që strehojnë mbrojnë xhihadistët nga sulmet ajrore. Tunelet u  zbuluan nga forcat kurde të cilët çliruan qytetin e Irakut veriperëndimor.

 

Lucio Dalla "rikthehet" në Bolonja

Postuar në 04 Mars, 2016 23:11

Është inauguruar në Bolonja, në "Piazza dei Celestini" statuja e kantautorit të famshëm italian Lucio Dalla. Statuja është vendosur afër shtëpisë ku jetoi Dalla. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative