Blloku Alternative
Romanovët, mister dhe tragjedi në fundin e një dinastie
Në korrik u mbushën 77 vjet nga ekzekutimi i familjes perandorake ruse, Romanov. Cari Nikolas II, e shoqja, Alexandra, vajzat Maria, Olga, Tatiana dhe Anastasia, si dhe djali i vetëm, Alexei u ekzekutuan në Ekaterinburg në 16-17 korrik 1918. Një nga ngjarjet me rëndësi të madh në historinë e Rusisë, por edhe botës, përderisa përcaktoi deri diku legjitimitetin e pushtetit bolshevik. Por ajo mbetet një krim i pastër politik, që edhe sot zgjon keqardhje përveçse kuriozitet.
Çfarë fshihet pas pikturës “Peshkatari plak” të piktorit hungarez Tivadar Kostka Csontvary?
Lojërat e piktorëve me punët e tyre janë të shumta. Apo qoftë edhe “të fshehtat". P.sh kemi dëgjuar të gjithë për komentet dhe trajtesat e pafundme mbi piktura të Leonardo da Vinçit. Ka në fakt edhe “sekrete” më të vogla se ato të da Vinçit, por që janë po aq kurioze. Një është edhe piktura “Peshkatari plak” e piktorit hungarez Tivadar Kostka Csontvary, realizuar më 1902. Sekreti i saj, i fshehur gjithsesi jo me aq këmbëngulje, u zbulua relativisht vonë.
Yeats, një besimtar i okultes, misticizmit dhe spiritualitetit
William Butler Yeats konsiderohet si një nga figurat kryesore të letërsisë së shekullit të 20-të. Ai është i pari irlandez që është vlerësuar me çmimin “Nobel” në letërsi dhe pranohet si një ndër poetët më të mëdhenj. Por pas veprës shihet një jetë e “shqetësuar”, në kërkim të përhershëm dhe që mbetet larg përgjigjeve fillestare te kristianizmi. Besimin në këtë të fundit poetit ia relativizioi i ati që ishte skeptik në çështjet e besimit fetar.
Legjenda e Codex Gigas, ose Bibla e Djallit
Codex Gigas besohet të jetë dorëshkrimi më i madh i mbijetuar nga mesjeta. Ai ndodhet në Librarinë Kombëtare të Suedisë dhe konsiston në shkrime me përmbajtje kristiane, përfshirë një version të plotë të Vulgatës, Bibla e kanonizuar si përkthim zyrtar i Katoliçizmit. Çfarë e bën të veçantë Kodikun Gigas është përfshirja në të e faqeve të ilustruara me imazhin e Djallit. Që këtej Kodiku mori emrin Bibla e Djallit, duke i dhënë shkak legjendave të shumta.
10 njerëzit më të pasur në histori. Në krye një afrikan...
Revista “Time” ka bërë një renditje të 10 njerëzve në të pasur në histori. “Time” sqaron edhe metodën e njekur, bazuar kryesisht në intervista me historianë dhe ekonomistë. Një detyrë e vështirë, por gjithsesi, në fund, një listë jo dhe aq e kundërshtueshme paraqitet kështu: