Romanovët, mister dhe tragjedi në fundin e një dinastie

Postuar në 09 Gusht, 2015 01:15

Në korrik u mbushën 77 vjet nga ekzekutimi i familjes perandorake ruse, Romanov. Cari Nikolas II, e shoqja, Alexandra, vajzat Maria, Olga, Tatiana dhe Anastasia, si dhe djali i vetëm, Alexei u ekzekutuan në Ekaterinburg në 16-17 korrik 1918. Një nga ngjarjet me rëndësi të madh në historinë e Rusisë, por edhe botës, përderisa përcaktoi deri diku legjitimitetin e pushtetit bolshevik. Por ajo mbetet një krim i pastër politik, që edhe sot zgjon keqardhje përveçse kuriozitet. Familja perandorake u rivarros në Sant Petersburg pas viteve ’90, pas një hetimi 8-vjeçar dhe konfirmimit të genetistëve se mbetjet ishin të familjes Romanov. Si u plotësua kuadri i të dhënave për ekzekutimin? Hetuesi kriminolog, Vladimir Solovyov, që u mor me zbardhjen e ngjarjes nga viti 1993-2001, thotë se ishte një jurist i epokës parabolshevike, besnik i regjimit carist, Nikolai Sokolov, ai që plotësoi dosjen e parë hetimore. Nën urdhrin e admiralit Kolchak, gjashtë muaj pas ekzekutimit, kur të Bardhët hynë në Ekaterinburg, Sokolov nisi punën. Konkluzionet e tij u përmblodhën në një libër. Po kështu, në vitet e fundit të jetës, Sokolov, përmblodhi faktet në një raport të gjatë për llogari të nënës së carit, Maria Feodorovna. Konkluzioni kryesor i Sokolovit ishte se familja Romanov ishte ekzekutuar me armë zjarri. Policia sekrete sovjetike, Cheka, tentoi djegien, por koha nuk priste. Kështu që zhvendosi trupat nga shtëpia Ipatiev, ku mbaheshin në arrest qysh prej 30 prillit dhe i varrosi në një zonë minerare aty afër: në fshatin Ganina Yama. Ngjarja në fjalë i dha fund në mënyrë tragjike një dinastie që ka përcaktuar fatin e Rusisë për gati 300 vjet. Mbyllja tragjike ironikisht kujton fillimin e sundimit, me përballjen e tyre me Boris Godunovin.
http://romanovs-mystery.rbth.com
Më poshtë një seri fotosh ilustruese:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.