Blloku Alternative
Foto/Harmonia Kozmike – Atlasi i Cellarius(1660)
“Harmonia Macrocosmica” është një atlas i përpiluar nga Andreas Cellarius dhe i publikuar në vitin 1660. Në atlas pasqyrohen sistemet e Claudius Ptolemy, Nicolaus Copernicus dhe Tycho Brahe, por edhe hartat yjore të “konstelacioneve kristiane”. Ilustrimet janë interesante dhe duket se përligjin edhe titullin:
Pse ndodh kjo?
Para disa kohësh një korb u fotografua në Kaliforni teksa u ul në shpinën e një shqiponje. Së fundmi është një luan deti që “bën xhiro” mbi një balenë. Përveç parazitëve që zakonisht udhëtojnë mbi trupin e kafshëve të tjera, kjo sjellje nuk ka shpjegim. “Por ndoshta edhe kafshët marrin kënaqësi nga kjo gjë”, thotë Michael Napier, ekspert kafshësh në Virginia-Maryland Regional College of Veterinary Medicine. Mundet edhe të jetë kështu.
Video/Qielli në Kosta Rica jep prova shtesë se "fundi po vjen"
Mjafton një "shenjë" dhe Fundi përmendet. Duket se kjo botë nuk po u pëlqen më shumë njerëzve, që po e dorëzojnë veten te parashikimet apokaliptike. Gjithsesi kjo shfaqje në qiellin e Kosta Ricas është e veçantë.
“Një ditë pa makina”, një kauzë e madhe për amerikanët
“Një ditë pa makina” mund të jetë dhe një ditë feste dhe argëtimi. Kështu kanë zgjedhur ta kalojnë amerikanët në Baltimorë. Prej 7 vitesh, më shumë se 41 milion mjete bëjnë pushim në aksin rrugor tepër të gjatë siç është tuneli i Fort McHenry. Ata e konsiderojnë një kauzë të madhe këtë datë jo vetëm në përfitime materiale, por edhe ato shëndetësore. Shumë garues shprehen se është një emocion i veccantë. Mandej një festë e madhe në mbrëmje mes miqsh, ushqim zgare dhe birra. Mijëra njerëz përfshihen në maratonën këmbësore duke vrapuar përgjatë këtij aksi rrugor.
Rrushi i zemërimit: Putin dhe Berluskoni pijnë verën e vjetër 240-vjeçare në Krimea
Vladimir Putin u shfaq këtë javë duke kaluar një moment të shkëlqyer bashkë me mikun e tij, ish-kryeministrin italian Silvio Berluskoni. Ata ishin të pranishëm në festën e fabrikës së vjetër të verës në Krimea. Për nder të dy të ftuarve u hap një shishe 240-vjeçare e verës spanjolle. Gjatë një vizite, për të cilën ai pretendoi se ishte takimi më i madh i verës në botë, në fabrikën Massandra, Putin dhe miku i tij i vjetër u takuan në Jeres de la Frontera, fabrikë e blerë në vitin 1775 për Krimean për llogari të Mikhail Vorontsov, gjatë mbretërimit të Katerinës së Madhe.
Foto/FLD, diçka më shumë se “Nëndetësja 105”
Ditët e fundit në media u shfaq Nëndetësja 105, e cila është kthyer në një lloj muzeu. Fjala është për një nga njësitë e bazës së Pashalimanit, që i kanë vënë numrin në fjalë në kujtim të popullarizimit që bëri filmi “Ballë për ballë”. Nuk dihet mirë se cili është qëllimi i krijimit të këtij "muzeu", çfarë synon të promovojë. Ushtria dikur kishte një rol tjetër, që u provua me kohën se nuk ishte i përshtatshëm për Shqipërinë, kapacitetet dhe kulturën e saj shtetformuese. Kjo pasi shkatërrimi është i jashtëzakonshëm.
Stanislav Petrov, oficeri rus që shpëtoi botën
Në 27 gusht të këtij viti, ish-oficeri i ushtrisë ruse Stanislav Petrov u fotografua përpara shtëpisë së tij. Emri i tij ndoshta nuk thotë shumë, por për disa në perëndim njihet se njeriu që shpëtoi botën. Ky është edhe titulli I filmit që do të shfaqet premierë të premten, ku rrëfehet historia tronditëse e Stanislav Petrov, i cili mori vendimin për të mos shtypur butonin që do të dërgonte raketa bërthamore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Foto/Ndërtimi i bazës ushtarake në Detin e Kinës Jugore, po shkatërron një nga rajonet koralore për të pasura
Ndërtimi i një baze ushtarake kineze në Detin e Kinës Jugore, dëshmojnë ndër të tjera edhe shaktërrimin e një nga rajoneve koralore më biodiverse në botë. Për disa, ky është shkatërrimi më i shpejtë i një rajoni koralor nnë historinë njerëzore. “Ne kemi dështuar në mëyrë të turpshme”, thotë për “The Guardian” prof. John McManus, një biolog i njohur që ka analizuar disa imazhe satelitore të zonës ku Kina po ndërton bazën ushtarake.
Video/Me orkat nuk bëhet shaka
Dy peshkatarë ne gjiun e San Diegos janë ndjekur nga një orka. Momente të frikshme, por edhe të rralla.
Kur sovjetikët u ulën për herë të parë në Mars
Shkencëtarët sovjetikë ishin të dëshpëruar se nuk po kapërcenin dot amerikanët në garën për të pushtuar hapësirën, pasi këta të fundit zbritën në Hënë, ndërkohë që kufiri tjetër i afërt ishte planeti i kuq. Vite të furishme, punë e vazhdueshme, me dhe pa kohë për të testuar garën, kulmuan me tri raketa të prishura në maj të vitit 1971.