Blloku Alternative
Ndërron jetë Tonin Tërshana, këngëtari nuk arrin të gëzojë apartamentin social
Nuk arrin dot ta gëzojë apartamentin e dhënë përmes banesave sociale nga bashkia e Tiranës këngëtari i njohur shqiptar Tonin Tërshana. Mësohet se ai ka ndërruar jetë sot në Tiranë në moshën 66 vjeçare. Tërshana ka marrë pjesë në mbi 20 festivale dhe ka fituar katër çmime të para. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Siç ka pohuar dhe vetë para pak ditësh, Tërshana e humbi banesën e vet në firmat piramidale dhe është detyruar të emigrojë në Greqi për të siguruar jetesën. Mes emrave që përfituan banesa sociale nga ndarjet e para që bëri bashkia e Tiranës, ishte dhe Tërshana.
Piñatex, lëkura ekologjike nga gjethet e ananasit
Një sipërmarrës spanjoll zbuloi se është e mundur të krijohet 100 për qind pëlhura natyrore nga gjethet e ananasit e cila mund të zëvendësojë lëkurën e vërtetë. Çështjet etike dhe mjedisore në industrinë e tekstilit janë ndër temat më delikate në ditët e sotme. Kërkimi për materiale alternative me ato të kafshëve është bërë një domosdoshmëri edhe për shkak të rritjes së vështirësisë në fshehjen e tyre.
Fytyrat me quka, kaq tërheqëse...
Fotografi Brock Elbank, sjell këto foto të “fytyrave me quka”, njerëz të etnive të ndryshme që “bashkohen” në këtë veçori. Elbank thotë se fytyrat me quka, janë shumë të bukura dhe nëse i hedh një sy fotove të tij, nuk mund të mos biesh dakord.
http://www.theguardian.com/artanddesign/gallery/2015/sep/22/brock-elbank...
Në fillim të gjithë kanë sytë e pafajësisë(foto)
153 dollarë interes për një obligacion të vitit 1648
Ky është Perëndimi. Detyrimi është detyrim. Sidomos kur është i shkruar. “Bloomberg” shkruan për një detyrim të përjetshëm, nisur që në vitin 1648, lëshuar përmes një obligacioni nga Autoriteti Ujor i Hollandës, de Stichtse Rijnlanden. Është universiteti i Yale në SHBA, që do të paguhet me 136.20 euro, ose 153 dollarë si interes nga ky obligacion. Obligacioni u ble nga Yale si artifakt në vitin 2003 dhe qysh atëherë nuk ka marrë interesa.
104-vjeçarja, artistja më e vjetër në botë e thurjes në rrugë (video)
Grace Brett mund të jetë artistja më e vjetër në botë që jeton në rrugë. Gjyshja 104-vjeçare është anëtarja e gjashtë e një klubi thurjeje, të njohur si “Souter Stormers”, i cili kohët e fundit me këto topa leshi ka përfshirë edhe qytetet si Selkirk, Ettrickbridge dhe Yarrow në Skoci. The “Stormers” ka shpenzuar gati një vit fshehurazi për planifikimin e projektit, e cila ishte pjesë e një shakaje fillimisht, pjesë e instalimit të artit në rrugë.
Ngjashmëritë me Shqipërinë nuk mungojnë(përveç ndërtimeve pa leje)
Dagestan.
Foto/Harmonia Kozmike – Atlasi i Cellarius(1660)
“Harmonia Macrocosmica” është një atlas i përpiluar nga Andreas Cellarius dhe i publikuar në vitin 1660. Në atlas pasqyrohen sistemet e Claudius Ptolemy, Nicolaus Copernicus dhe Tycho Brahe, por edhe hartat yjore të “konstelacioneve kristiane”. Ilustrimet janë interesante dhe duket se përligjin edhe titullin:
Pse ndodh kjo?
Para disa kohësh një korb u fotografua në Kaliforni teksa u ul në shpinën e një shqiponje. Së fundmi është një luan deti që “bën xhiro” mbi një balenë. Përveç parazitëve që zakonisht udhëtojnë mbi trupin e kafshëve të tjera, kjo sjellje nuk ka shpjegim. “Por ndoshta edhe kafshët marrin kënaqësi nga kjo gjë”, thotë Michael Napier, ekspert kafshësh në Virginia-Maryland Regional College of Veterinary Medicine. Mundet edhe të jetë kështu.
Video/Qielli në Kosta Rica jep prova shtesë se "fundi po vjen"
Mjafton një "shenjë" dhe Fundi përmendet. Duket se kjo botë nuk po u pëlqen më shumë njerëzve, që po e dorëzojnë veten te parashikimet apokaliptike. Gjithsesi kjo shfaqje në qiellin e Kosta Ricas është e veçantë.