Blloku Alternative

Pas 10 vjetësh sëmundje, “zgjohet” me aftësinë për të pikturuar

Postuar në 19 Tetor, 2015 16:46

10 vjet e sëmurë nga sëmundje autoiminue. Kështu shkruan Eugenia Loli, që shton se pas gjetjes së shkakut dhe shërimit u duk sikur truri i saj po punonte ndryshe. “Mbyllja sytë në dush dhe shihja forma të artit abstrakt”, shkruan ajo. “Burri im këmbëngulte se kishte të bënte me shërimin, por unë ndjeja sikur dikush tjetër programonte trurin tim”, vijon Loli. I hodhi në letër të gjitha dhe kështu u krijua një koleksion me disa krijime të veçanta: 

http://eugenialoli.tictail.com

Oregon, rikthehen 52 vjet më vonë librat e prapambetur të bibliotekës

Postuar në 19 Tetor, 2015 08:14

Bibliotekarët e Portland State University në Oregon më në fund kanë në duar librat e prapambetur një gjysmë shekulli, pasi kishin bërë kontrolle për gjetjen dhe rikthimin e tyre. Media e Oregonit (http://bit.ly/1RMoPct) thanë se dikush kish vendosur dy libra që ishin marrë në vitin 1963, shoqëruar me një shënim anonim, me shkrim dore. Bibliotekari i Universitetit Joan Petit thotë se librat janë aq të vjetër sa anëtarët e stafit nuk dinë se çfarë të bëjnë me ta.

Monumenti i shtetit të Nju Jorkut ngjyroset si djathi i verdhë amerikan

Postuar në 19 Tetor, 2015 07:58

Pavijoni i shtetit të Nju Jorkut, një relike gjysmë shekullore e Luftës së Vjetër në Flushing Meadows Corona Park, është në kërkim të një frymëmmarrjeje të freskët pas ngjyrosjes së një shtresë të re me bojë të verdhë, karakteristikë e ngjyrës së djathit amerikan. Ajo përfshiu piktorë profesionistë, të cilët u përkushtuan prej më shumë se 8000 orë dhe 1,600 litra bojë për të lyer rrethin e kësaj relikeje, thanë zyrtarët të enjten. Me dekada e lënë pa restauruar, ndryshkur nga boja, ky objekt historik mori një faqe të re në një platform 100 metra katrorë sipërfaqe.

"Refuzoj të jem një objekt"

Postuar në 18 Tetor, 2015 13:48

Leonora Carrington ishte një piktore e shekullit të 20-të, e cila i përkiste rrymës së surealizmit. Pikturat e saj bartin edhe aspekte të jetës së vet, duke sjellë edhe nje aspekt autobiografik. Disa prej tyre:

26 foto shirash meteorësh madhështorë

Postuar në 18 Tetor, 2015 09:08

Mbeturinat e lëna pas nga kometa Halley do të sjellin shiun madhështor të meteorëve Orionid, të cilat do të jenë të dukshme në Tokë në 21 tetor. Këtë vit, ky shi mund të shihet në të dyja hemisferat, atë veriore dhe jugore. Klikoni për të parë fotot befasuese të shirave të meteorëve në mbarë botën vitet e fundit.

Një këngë, vetëvrasje në masë dhe Klubi i Qeshjes. Një histori e çuditshme e Budapesit të viteve ‘30

Postuar në 18 Tetor, 2015 04:58

Shumëkush mund të ketë parë filmin e vitit 2006, “Kovak Box”. Një nga temat kryesore të këtij thrilleri psikologjik është një këngë: “Gloomy Sunday”, e cila çon në vetëvrasje njerëzit.

10 imazhet e jashtëzakonshme e një botë të vogël që na rrethon

Postuar në 17 Tetor, 2015 09:03

Ka shumë gjëra të mëdha, të pabesueshme në këtë botë, që nga kanionet e oqeaneve të mëdha deri te fosilet, të cilat kanë lënë pas dinozaurët. Por shumica e gjërave që përbëjnë botën tonë të gjerë janë të vogla, shumë të vogla madje. Shpesh, këto gjëra fshihen për shkak se janë thjesht shumë të vogla për t’u parë nga syri i njeriut.

Disa varre të pazakonta në Malësi të Madhe(foto)

Postuar në 16 Tetor, 2015 22:50

“Koha Ditore” referon një lajm të “malësia.org” për disa varreza në fshatin Qye të Dolecit (në Vuksanlekaj) të Malësisë së Madhe. “Vlerësimi i lashtësisë së tyre ndryshon nga 200-400 vjet, por disa i cilësojnë shumë më të lashta.  Janë diku rreth 30 varreza të gdhendura në gurë, të larta prej 1 deri 1,50 cm, të kthyera me kokë nga perëndimi. Gdhendja është bërë në pjesën e përparme dhe të pasme të gurëve mbivarrorë, si edhe në vetë pllakën mbuluese.

Vendi i shenjtë për neo-nazistët e Hitlerit, tanimë një hotel për azilkërkuesit (foto)

Postuar në 16 Tetor, 2015 18:11

 

Parlamenti britanik/Ekspozitë topless e femrave të prekura nga kanceri i gjirit

Postuar në 16 Tetor, 2015 17:38

Femrat që preken nga kanceri i gjirit përballen edhe me një problem tjetër: humbjen e një pjese të gjoksit, që simbolizon feminilitetin. Dhe kanceri i gjirit është  një sëmundje që mund të identifikohet shpejt përmes testeve të ndryshme. Nevojitet pak sensibilizim. Në Britaninë e Madhe një nismë origjinale ndoshta ndihmon në këtë drejtim: një ekspozitë me fotografitë e 50 femrave të prekura dhe operuara për shkak të kësaj sëmundjeje, është hapur në sallën e Parlamentit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative