Një këngë, vetëvrasje në masë dhe Klubi i Qeshjes. Një histori e çuditshme e Budapesit të viteve ‘30
Shumëkush mund të ketë parë filmin e vitit 2006, “Kovak Box”. Një nga temat kryesore të këtij thrilleri psikologjik është një këngë: “Gloomy Sunday”, e cila çon në vetëvrasje njerëzit. Në film thuhet se kjo këngë u bë e famshme për shkak të vetëvrasjeve të mëdha në Budapest pas Luftës së Parë Botërore. Legjenda urbane thotë se njerëzit binin nën ndikimin e saj dhe vrisnin veten. Dhe ky version nuk shpiket në film, por realisht ka qenë një nga shpjegimet që njerëzit i jepnin numrit të lartë të vetëvrasjeve në Budapest. Në numrin e datës 17 tetor 1937, Sunday Time Perth shkruante për këtë dukuri: “Budapesti vuajti shumë pas luftës dhe ka marrë reklamë të keqe nga numri i lartë i vetëvrasjeve që ndodhnin çdo vit aty. Disa prej tyre thuhet se janë inspiruar nga kënga “E djelë e trishtuar”, por sidoqoftë numri i vetëvrasjeve në Budapest është i lartë”. Artikulli vijon duke shtuar se për të parandaluar këto vetëvrasje u angazhuan edhe patrulla policie. Por qytetarët menduan edhe diçka tjetër: menduan të përmirësonin mënyrën sesi qeshnin. Ngjan e çuditshme por pati edhe një nismë për këtë. U inauguar “Smile Club” – “Klubi i Qeshjes” me synim për t’iu kundërvënë kësaj situate. Nisma u nis si me shaka nga profesor Jeno dhe një hipnotizues i quajtur Binczo, por ajo ngjiti. Aty mësohej qeshja alla Roosevelt, qeshja Mona Liza, qeshja e tipit Clark Gable etj.. Sa për këngën, ajo u krijua në vitin 1933 nga Rezső Seress dhe u bë e famshme pas një coveri të Billie Holiday. Më poshtë foto nga klubi i sipërcituar:
http://io9.com/the-creepy-story-of-how-budapest-became-a-city-of-smil-16...
Add new comment