Blloku Alternative

Edhe pse kanë kaluar 100 vjet, dorëshkrimet e Mari Kyrisë mbeten radioaktive

Postuar në 26 Tetor, 2015 21:04

Kanë kaluar më shumë sesa 100 vjet, por rrobat dhe dorëshkrimet e Mari Kyri mbeten radioaktive. Ajo bashkë me të shoqin, Pjer, izoluan poloniumin dhe radiumin dhe ekspozimi ndaj radioaktivitetit.  Materialet personale të tyre do të mbeten radioaktive edhe për 1500 vjet. 

http://www.openculture.com/2015/07/marie-curies-research-papers-are-stil...

Të jetosh në Arktik. Vetëm dhe i shkëputur plotësisht nga epoka e hi-tech(foto)

Postuar në 26 Tetor, 2015 15:02

Jeton një orë larg me helikopter nga qyteti më i afërt në rrethin e Arktikut. Slava Korotki, meteorolog jeton i shkëputur tërësisht nga bota në Khodovarikha në veri të Rusisë. “The Guardian” e cilëson njeriu më i shkëputur nga jeta njerëzore në Tokë. Fotografitë janë të Evgenia Arbugaeva që është rritur në Arktik:

 

 

Kostumet tradcionale, pasuri, por edhe kuriozitet

Postuar në 25 Tetor, 2015 13:47

National Geographic ka përzgjedhur një album me fotografi të kostumeve tradicionale të popujve të ndryshëm(nga 1913). Kostumet përgjithësisht shihen tashmë si shenja të një kohe të largët, pasi veshja sa vjen e unifikohet. Kështu që kostumet tradicionale dëshmojnë një pasuri të popujve, por edhe një dëshmi të larmisë kulturore në një kohë kur komunikimi, sidomos ai vizual, ishte thuajse i pamundur.

George dhe Amal Clooney në shoqëri me David Miliband. A janë të vërteta ambiciet politike të aktorit?

Postuar në 23 Tetor, 2015 10:27

E rrallë: Presidenti kinez në pub për një gotë birrë

Postuar në 23 Tetor, 2015 01:53

Xi Jinping, presidenti i Kinës, ka patur me siguri një përvojë shumë të veçantë gjatë vizitës në Angli. Kryeministri britanik, Cameron njofton në profilin e tij në Twitter se ka shoqëruar mikun e rëndësishëm në pubin e preferuar të tij: The Plough at Cadsden në Buckinghamshire. NJë gotë birrë, diçka për të ngrënë, për 20 minuta pubi ka pritur në mënyrë britanike dy miq shumë të rëndësishëm. Nga foto Xi duket mëse i kënaqur. Ja edhe fotot: 

Shtëpia e braktisur e John Milton

Postuar në 22 Tetor, 2015 16:04

Dikur një vilë elegante, sot një shtëpi e braktisur. Mediat britanike publikojnë sot disa foto të shtëpisë së fshatit ku dikur jetonte shkrimtari dhe poeti John Milton. Ai jetoi aty me familjen e vet mes viteve 1632 – 1638. Më pas vila ndërroi pronarë, por për të nuk u kujdes më njeri qëkurse pronari i fundit Ernest Raynor vdiq në vitin 1987. 

Çfarë tregon kjo foto?

Postuar në 21 Tetor, 2015 23:25

Astronauti 51 vjeçar Scott Kelly ka postuar në Twitter këto foto të realizuara prej tij nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Nga 400 km distancë, Saharaja duket me ngjyra të tjera dhe mahnitëse. 

Viti 1972, gratë shqiptare në një album fotografik

Postuar në 20 Tetor, 2015 20:41

Një album i porositur nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipërisë botohet në vitin 1972 nën titullin “Poemë për gratë Shqiptare”. Në kopertinën e tij shkruhet se është një botim me ilustrime dedikuar femrave shqiptare. Ideja e përgjithshme është: gruaja në të gjitha frontet e jetës. Të gjitha sqarimet e pamjeve në këtë album janë bërë nga shkrimtari Llazar Siliqi si dhe janë të shkruara në gjuhën angleze. Ndërsa redaktimi fotografik i takon të mirënjohurit Petrit Kumi. Parathënien e albumit e ka formuluar shkrimtarja Elena Kadare.

Pas 10 vjetësh sëmundje, “zgjohet” me aftësinë për të pikturuar

Postuar në 19 Tetor, 2015 16:46

10 vjet e sëmurë nga sëmundje autoiminue. Kështu shkruan Eugenia Loli, që shton se pas gjetjes së shkakut dhe shërimit u duk sikur truri i saj po punonte ndryshe. “Mbyllja sytë në dush dhe shihja forma të artit abstrakt”, shkruan ajo. “Burri im këmbëngulte se kishte të bënte me shërimin, por unë ndjeja sikur dikush tjetër programonte trurin tim”, vijon Loli. I hodhi në letër të gjitha dhe kështu u krijua një koleksion me disa krijime të veçanta: 

http://eugenialoli.tictail.com

Oregon, rikthehen 52 vjet më vonë librat e prapambetur të bibliotekës

Postuar në 19 Tetor, 2015 08:14

Bibliotekarët e Portland State University në Oregon më në fund kanë në duar librat e prapambetur një gjysmë shekulli, pasi kishin bërë kontrolle për gjetjen dhe rikthimin e tyre. Media e Oregonit (http://bit.ly/1RMoPct) thanë se dikush kish vendosur dy libra që ishin marrë në vitin 1963, shoqëruar me një shënim anonim, me shkrim dore. Bibliotekari i Universitetit Joan Petit thotë se librat janë aq të vjetër sa anëtarët e stafit nuk dinë se çfarë të bëjnë me ta.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative