Blloku Alternative

Menuja e fundit e drekës në Titanik, nga Money Boat u shpëtua për 88.000 $

Postuar në 02 Tetor, 2015 10:51

Menuja e fundit e drekës në anijen e famshme Titanik shpëtoi nga një pasagjer i klasit të parë që u ngjit në bordin e ekuipazhit të një varke shpëtimi, të cilit iu tha se kishte dhënë ryshfet për t’u larguar në rrethin e shpëtimit të shumë njerëzve. Ajo u shit të mërkurën në një ankand për 88.000 dollarë. Ankandi online në Nju Jork “Lion Heart Autografe” ofroi menunë dhe dy objekte të tjera të panjohura më parë nga varka e shpëtimit 1.

Toka është "e mbushur" me gropa 'thithëse'(foto)

Postuar në 01 Tetor, 2015 17:15

Ajo që pamë në Australi nuk ishte një gropë thithëse, të cilat nuk mungojnë anembanë Tokës. Ja disa prej tyre: 

http://www.theguardian.com/world/gallery/2015/oct/01/sinkholes-around-th...

Pajisje përgjimi e kamufluar në gur. Idetë e izraelitëve nuk shterojnë

Postuar në 01 Tetor, 2015 09:48

Ky gur është një gur, por nga “gërmimi” i fakteve ka rezultuar të jetë një pajisje përgjimi e sofistikuar e kamufluar në një gur. Guri është gjetur në qytetin Bani Hayan, në jug të Libanit dhe ishte i lidhur me kabëll elektrik, katër bateri dhe një kamera. Një pajisje përgjuese e vendosur aty nga izraelitët. Dhe raportohet se nuk është hera e parë. 

Uji në Mars - këto janë fotot që ka shpërndarë NASA

Postuar në 30 Shtator, 2015 21:34

Seks(virtual) me robotët. Mos u çudisni, nuk do të vonojë

Postuar në 30 Shtator, 2015 14:24

“The Sun” shkruan për një temë shumë të ndjeshme: sipas saj, brenda 35 vjetëve seksi me robotët, do të jetë realitet. Të paktën për britanikët.  “Shumica prej nesh do të marrin kënaqësi me disa forma të lojërave seksuale virtuale diku nga 2030, kurse në 2050ën, do të kemi lodrat sekruale që përforin realitetin virtual”, shkruan britanikja “The Sun”. Madje në vitin kritik, 2050, seksi me robotët do të jetë më popullorë se ai mes njerëzve. Me siguri për brezin e ri të asaj kohe.

Njeri-robot në mars, a ka instaluar DARPA çipe në trurin e ushtarëve amerikanë?!

Postuar në 29 Shtator, 2015 17:47

Studimet e fshehta kërkimore të armëve të zhvillimit, DARPA, shpreson në atë që instalimi i çipeve në trurin e ushtarëve do të bëjë të mundur zhbllokimin e të gjitha sekreteve të inteligjencës artificiale, sipas një libri të ri rreth historisë së agjencisë. Pentagoni e ka ndjekur inteligjencën artificiale që nga viti 1950. Sot, DARPA është duke e vazhduar këtë mision në ndjekjen përmes një programi të projektuar kinse për t’iu ardhur në ndihmë ushtarëvë të cilët kanë pësuar dëmtinë në tru, thotë Annie Jacobsen, autore e “Truri i Pentagonit”.

“Soyuz”, si përgatitet për udhëtim një anije hapsinore

Postuar në 28 Shtator, 2015 17:10

Seria “Soyuz” e anijeve hapsiore është projektuar nga programi sovjetik që në vitet 1960. “Soyuz” mbart njerëz dhe furnizime për stacionin në hapësirë. Nw foto tregohen përgatitjet e fundit për nisjen e anijes “Soyuz” që ishte planifikuar për të transportuar ekuipazhin ISS të ekspeditës 44.

Eklipsi superhënor në foto

Postuar në 28 Shtator, 2015 11:13

Një eklips i plotë hënor, që përkon me supërhënën, është parë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Amerikën Qendrore dhe të Jugut si dhe në Evropën Perëndimore, në mbrëmjen e 27 shtatorit, ndërsa një eklips i pjesshëm është parë në pjesën tjetër të Evropës, Azinë Jug-Lindore dhe Afrikë në 28 shtator 28. Shikoni në foto imazhet e fundit të superhënës në mbarë botën.

Një gropë e madhe hapet në një plazh në Australi(video+foto)

Postuar në 27 Shtator, 2015 17:41

Një vrimë e madhe, më e madhe sesa një fushë futbolli, është hapur në Inskip Point, në shtetin e Queensland të Australisë. Gropa thithi disa makina dhe një kamionë, siç raportojnë mediat dhe ka krijuar frikë të madhe. Autoritetet australiane kanë urdhëruar evakuimin, pasi mendohet se vrima mund të zgjerohet në orët në vijim.

U.S.Army publikon në facebook stërvitjet e specialeve (30 foto)

Postuar në 26 Shtator, 2015 12:19

Këto janë fotot e fundit që publikohen në faqen zyrtare në Facebook të “U.S.Army”, me pamje nga stërvitja e trupave speciale të ushtrisë

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative