Blloku Alternative
Disa vende të "jashtëzakonshme"
Surena III – roboti iranian
Surena III është roboti humanoid i zhvilluar nga kërkuesit në Universitetin e Teheranit. Ai është 1 90 cm i gjatë, ecën 0.7 km/orë dhe manovron edhe në shkallë. Surena njeh edhe fytyrat të cilat i identifikon. Një arritje e vërtetë e Iranit që krahas vendeve të tjera po ecën me shpejtësi në këto fusha që dikur konsideroheshin domen i vetëm dy – tri shteteve.
755 specie “aliene” mësyjnë Mesdheun dhe ujërat e ëmbla në Europë
755 specie janë mësyrë Mesdheun duke shtuar kështu rrezikun për vetë këtë hapësirë detare, por edhe për lumenjtë e Europës. Një studim i financuar nga BE-ja ka nxjerrë në dritë këtë fakt që ka marrë përmasa shqetësuese këto 60 vjete. Rusia, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, janë katër vendet që shihen si porta kryesore e hyrjes së specieve ekzotike. Gjermania konsiderohet importuesi kryesor i tyre në Europë, meqenëse është një vend me shumë lumenj dhe liqene. Si faktor në këtë invadim shihet njeriu me lëvizjen dhe transportin e tij të mallrave, por edhe ndryshimet klimaterike.
George Best nuk vdiq nga alkooli, por nga mbidoza
Të dhëna të reja dalin në dritë për vdekjen e futbollisti të njohur, George Best. Ai vdiq në vitin 2005 si pasojë e përdorimit të tepruar të alkoolit, por në fakt, sipas gazetës britanike “The Sun” , që i referohet një dokumentari të “Channel 5”, Best vdiq si pasojë e mbidozës së drogës. Best pranoi se muajt e fundit të jetës kishte shtuar shumë konsumin e alkoolit, flinte pak dhe nuk hante mirë. Sipas doktorit Jason Payne-James alkooli solli mjegulloi gjykimin e futbollist irlandezo verior duke çuar në mbidozë.
Stonhenge i Sirisë. Një strukturë guri pa një përgjigje përfundimtare
Rujm el-Hiri në arabisht, ose Gilgal Refaim në hebraisht, përkatësisht Grumbulli i Gurëve i Maces së Egër dhe Rrotat e Gjigandëve, është një strukturë e lashtë guri në Lartëisë Golan në Siri, e cila konsiderhet si Stonehnge i Lindjes së Mesme. Daton 5000 vjet më parë, pra në një moshë me strukturën e famshme në Angli dhe u vu re nga izraelitët pasi kapën Lartësitë në vitin 1967. Gërmimet nxorën në pah se fjala ishte për një nga strukturat më të mëdha prej guri, për të cilën ende sot nuk ka një teori përfundimtare.
Njerëzimi në hapësirë. Modele të kolonive njerëzore në kozmos, sugjeruar nga NASA në vitet '70
Në vitet ’70 NASA organizi disa shkolla verore për të eksperimentuar dizenjimin e kolonive hapësinore të së ardhmes. Dhe artistët prezantuan ilustrimet e tyre. Secili me madhësinë e një qyteti kalifornian, të vetëmjaftueshëm, me gravitet artificial, disa me klimë artificiale, ku njerëzit mund të jetonin gjithë jetën e tyre. U prezantuan tre tipe kryesore: rrethor, sferë dhe cilindrik. Më poshtë fotot që janë publikuar nga NASA:
Benedict Cumberbatch merr një medalje nga Mbretëresha për perforimimin dhe bamirësinë. Ai krenohet me të shoqen në krah
Misteri: Skanimi i piramidave befason shkencëtarët
Një ekip ndërkombëtar me arkitektë dhe shkencëtarë kanë pikasur “anomali termale” në piramidat e Gizës, raporton BBC. Kamerat termale kanë pikasur temperatura më të larta në tre gurë pranë e pranë, në fund të Piramidës së Madhe.
Aventura e një femre në udhëtim/“Të kërkosh ndihmë mund të jetë gjëja më kurajoze”
Thuhet gjithmonë se udhëtimi e bën njeriun më të hapur dhe ta vlerësojë më shumë atë çka të vyer në jetë. Por si për çdo vendim të vështirë në jetë, edhe ideja e të udhëtuarit zakonisht lidhet me financat, ankthin dhe me faktin se gjëra të tjera kanë rëndësi. Një histori, e rrallë në përjetim dhe në konkluzionet e fituara, tregon Sarah Outen në një opinion në “The Guardian” e cila ka udhëtuar 25 mijë milje për 4 vjet. “E dija se udhëtimi im do të ishte i vështirë-do më shtynte në kufijtë e mi fizikë e mendorë e përtej. Doli se mësimi kryesor erdhi nga dështimet dhe ndryshimi i planeve.