Blloku Alternative
Kolumbi, zbulohet ngarkesa 1 miliardë dollarë e anijes San Jose, mbytur në vitin 1708
Mbetje të një anijeje të vitit 1708 janë zbuluar në Kolumbi, në detin e Karaibeve në Cartagena. Vlera e materialeve të çmuara që janë gjetur në anijen e mbytur mendohet të jetë 1 miliard dollarë dhe i përkasin anijes San Jose, mbytur gjatë luftës për fronin spanjoll të shekullit të 18-të. Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos ka njoftuar në Twitter zbulimin.
Nikaragua, Momotomo rizgjohet pas 110 vjetësh
Momotomo është rizgjuar pas 110 vjetësh. Vullkani me këtë emër në Nikaraguas në Amerikën Qendrore është riaktivizuar për herë të parë që nga viti 1905 duke nxjerrë llavë, hi dhe tym mbi liqenin Managua. Shpërthimet e fuqishme të Momotomos janë dokumentuar në fillim të viteve ‘600 që çoi në braktisjen e qytetit të vjetër Leon Viejo. Vullkani shpërtheu edhe 10 herë të tjera në vitet 1849 and 1905.
Personat e paaftë që të ndjejnë dhimbje: një çrregullim genetik
Në botë ekzistojnë një grup shumë i vogël njerëzish që janë të paaftë të ndjejnë dhimbjen. Shenjat për këtë duken që në fëmijrëinë e hershme: bebe që kafshojnë gishtat deri në gjakderdhje, apo fëmijë që përballojnë përplasje dhe goditje. Fjala është për një çrregullim që vjen si pasojë e një mutacioni genetik të rrallë që konsiston në mungesën e kanaleve jonike që transportojnë sodiumin përmes nervave. Pa këto kanale, të njohura edhe si Nav1.7, qelizat nervore janë të paafta që të komunikojnë dhimbjen.
Sulmet në Paris dhe trafiku në Google
13 nëntori ishte për Parisin një natë e sulmeve terroriste. Dhe njerëzit nga e gjithë bota nisën të interesoheshin për atë që po ndodhte. Një grafik i Google evidenton pyetjet e përdoruesve anembanë botës, që janë pyetjet të përbashkëta për të gjithë, por edhe pyetje unike. Një e tillë ishte ajo që u bë në Paris nga një përdorues: Çfarë është zija kombëtare? Gjithsesi grafiku na tregon shkallën e identifikimit, sikurse na jep një panoramë sado të përgjithshme për interesimin, apo edhe kulturën në këtë botë të ndërlidhur.
Në Etiopi, tokën e premtuar
Lëvizja Rastafari bashkon një komunitet njerëzish që besojnë se perandori i fundit i Etiopisë, Haile Selassie, ishte pasardhës i mbretit Solomon dhe Mesia. Një prej tyre ka qenë edhe Bob Marley. Rastafarianët udhëtojnë drejt Etiopisë, në qytetin Shashamane në Jug dhe aty ata gjejnë tokën e premtuar. Me ritin fetar lidhet edhe tymosja e marijuanës dhe siç informon Al Jazeera, 800 prej tyre jetojnë me shpresën se po përmbushin profecinë se si pasardhës të skllevërve po rikthehen në Afrikë.
Zbulohet vula e mbretit biblik Hezekiah
Bibla rikonfirmohet edhe njëherë si një libër me të dhëna historike korrekte. Arkeologët në Izrael kanë zbuluar së fundmi një vulë të mbretit Hezekiah, i cili përmendet me venerim në Librin e Zotit. Hezekiah sundoi rreth viteve 700 para Krishtit dhe përmendet në Bibël me përlavdim: “Nuk kishte mbret si ai në Judea, as përpara dhe as më pas”. Kjo pasi ai iu dedikua zhdukjes së idolatrisë. Sipas arkeologëve izraelitë kjo është hera e parë që pamje a një vule të një mbreti judeas apo izraelit bëhet e njohur gjatë një gërmimi arkeologjik.
Arkitektura e çuditshme e Koresë së Veriut
103 vjet shtet me të njëjtin marifet!
"Dita" publikon sot një material arkivor që është një kërkesë për punë me pozitë drejtuar Ismail Qemalit. Fundja kur na thonë që shqiptarët u lumturuan me Pavarësinë, do mbajtur parasysh edhe kjo çështje. Njësoj si me ndërrimin e partive: iku sulltani erdhi i ngjashmi. Teksti:
103 vjet Pavarësi!
Video/Si të kuptohet se çfarë ndodhi?
Kjo video është realizuar në Kinë. Si dhe pse ndodh kjo që ndodh nuk kuptohet.