Në Etiopi, tokën e premtuar
Lëvizja Rastafari bashkon një komunitet njerëzish që besojnë se perandori i fundit i Etiopisë, Haile Selassie, ishte pasardhës i mbretit Solomon dhe Mesia. Një prej tyre ka qenë edhe Bob Marley. Rastafarianët udhëtojnë drejt Etiopisë, në qytetin Shashamane në Jug dhe aty ata gjejnë tokën e premtuar. Me ritin fetar lidhet edhe tymosja e marijuanës dhe siç informon Al Jazeera, 800 prej tyre jetojnë me shpresën se po përmbushin profecinë se si pasardhës të skllevërve po rikthehen në Afrikë. Bashkë me këtë vegim vijnë edhe problemet e përditshme: pasaporta e skaduar, të drejtat e kufizuara etjj. Një komunitet kurioz që lidhet me një figurë po kaq kurioze si Haile Selassie, i vizatuar mjeshtërisht nga shkrimtari dhe gazetari polak, Ryszard Kapuscinski në librin e tij “Perandori”.
Add new comment