Aventura e një femre në udhëtim/“Të kërkosh ndihmë mund të jetë gjëja më kurajoze”

Postuar në 10 Nëntor, 2015 03:47

Thuhet gjithmonë se udhëtimi e bën njeriun më të hapur dhe ta vlerësojë më shumë atë çka të vyer në jetë. Por si për çdo vendim të vështirë në jetë, edhe ideja e të udhëtuarit zakonisht lidhet me financat, ankthin dhe me faktin se gjëra të tjera kanë rëndësi. Një histori, e rrallë në përjetim dhe në konkluzionet e fituara, tregon Sarah Outen në një opinion në “The Guardian” e cila ka udhëtuar 25 mijë milje për 4 vjet. “E dija se udhëtimi im do të ishte i vështirë-do më shtynte në kufijtë e mi fizikë e mendorë e përtej. Doli se mësimi kryesor erdhi nga dështimet dhe ndryshimi i planeve. Pjesa më e vështirë e udhëtimit erdhi nga brenda meje: rraskapitje mendore dhe fizike në vitet 2012-2013. Duke bërë çfarë duhet për të mbijetuar mund të të çojë drejt një qëllimi tjetër, por nuk është përherë e mundshme”, shkruan Outen. Penumonia, depresion e deri në tejlodhje mendore, janë disa prej përjetimeve të udhëtimit.  Një femër që kapërcen sfida të tilla dhe sidomos sfidën e vetmisë.  Outen e nënvizon këtë stereotip të mashkullit që është përherë ai që thyen kufijtë. Sekreti i këtij triumfi është i thjeshtë dhe Outen duket se na jep një leskion këtu se sfida të tilla të detyrojnë t’i përjetosh, por edhe që të kuptosh vërtetë, duhet të përjetosh. “Jeta është shumë e shkurtës dhe e çmuar sa që të mos guxosh të bësh maksimumin. Dhe nëse demonët dhe frikërat po e kërcënojnë atë, atëherë të kërkosh ndihmë mund të jetë gjëja më kurajoze nga të gjitha”, përfundon Outen. Një mësim mençurie. 

http://www.theguardian.com/commentisfree/2015/nov/09/round-world-adventu...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.