755 specie “aliene” mësyjnë Mesdheun dhe ujërat e ëmbla në Europë

Postuar në 16 Nëntor, 2015 15:16

755 specie janë mësyrë Mesdheun duke shtuar kështu rrezikun për vetë këtë hapësirë detare, por edhe për lumenjtë e Europës. Një studim i financuar nga BE-ja ka nxjerrë në dritë këtë fakt që ka marrë përmasa shqetësuese këto 60 vjete. Rusia, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, janë katër vendet që shihen si porta kryesore e hyrjes së specieve ekzotike. Gjermania konsiderohet importuesi kryesor i tyre në Europë, meqenëse është një vend me shumë lumenj dhe liqene. Si faktor në këtë invadim shihet njeriu me lëvizjen dhe transportin e tij të mallrave, por edhe ndryshimet klimaterike. Këto të fundit marrin peshë me ngrohjen e ujërave në lumenjtë europianë duke tërhequr kështu më shumë specie që aktualisht nuk jetojnë në kontinentin tonë. Ndryshime të tilla  parashikohet të prekin diversitetin e ekosistemeve ujore, pasi edhe aktualisht speciet e reja që vijnë nga rajone të tjera, janë përgjegjëse për zhdukjen e 20% të specieve ujore vendase në lumenjtë dhe liqenet europiane.  

http://en.protothema.gr/113446/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.