Vendi i shenjtë për neo-nazistët e Hitlerit, tanimë një hotel për azilkërkuesit (foto)
Një kështjellë ikonë e epokës naziste që ishte ndërtuar për të edukuar trurin e të rinjve të Rajhut të Tretë, tanimë është duke u shndërruar në një shtëpi të përkohshme për azilkërkuesit. Rrefugjatë së shpejti do të zhvendosen në kompleksin Vogelsang, i cili ishte ndërtuar si një shkollë për liderët e ardhshëm të lëvizjes vrastare. Kjo lëvizje e pabesueshme ka çuar në frikën për përleshje në Gjermani. Vendimi është përshëndetur me habi, për shkak se ndërtesa më e madhe e mbijetuar nga periudha naziste - ende tërheq grupe të mëdha të neo-nazistësh, të cilët vazhdojnë të mblidhen në ambjentet e ndërtesës dedikuar për shkollimin e racës superiore.
Add new comment