Blloku Alternative
Njerëz dhe imazhe - Saranda në 100 vjet jetë(foto)
Asnjë vend ndoshta, nuk ka pësuar ndryshimin urbanisitik si Saranda. Fotografitë që po publikojmë janë dëshmi për këtë, pasi ato mbulojnë një hark kohor që zë fill në fillim të shekullit të 20-të e deri më sot. Shumëkush që e ka vizituar qytetin mund të vërejë ndryshimin, që për disa është për mirë, kurse për të tjerë është shëmtim i qytetit. Falënderojmë z. Kreshnik Bozho që na dha mundësinë e publikimit.
10 problemet që sjellin lentet e kontaktit
Nëse keni probleme me shikimin, ka mundësi të keni përdorur lente kontakti në mënyrë që të shpëtoni nga syzet. Njerëzore dhe të rehatshme: kjo shpikje e mrekullueshme shpëton jetën e përditshme të shumë njerëzve. Por kjo jo gjithmonë është gjithmonë e lehtë për ta “menaxhuar”. Ja 10 problemet që sjellin lentet e kontaktit.
1990-1992, imazhe të një Shqipërie që nuk shlyhet nga kujtesa
Këto foto të fotografit grek Nikos Economopoulos, përmbledhin harkun kohor 1990-1992. Siç shihet fotografi ndalet te njerëzit, fytyra e tyre, veshja, shikimi, ecja, argëtimi për të na dhënë një panoramë të asaj që Shqipëria ishte asokohe. Por edhe për të na vënë një pasqyrë. Dikujt mund t'i ngacmohen edhe kujtime, por ndonëse kanë kaluar kaq shumë vite, mund të kujtojmë shumçka sikur të ishte dje. (Magnumphotos)
Përshkrimi në fotografi është ai që ka bërë autori.
Skiathos, një mrekulli e vogël në Egje
Skiathos është një ishull i vogël në Egje. Ai frekuentohet edhe nga njerëz të njohur. Për atë që preferon ishujt e Greqisë, mund të jetë një destinacion i mirë. Ja disa foto nga Philip Bloom:
Njihni konstelacionet e qiellit të natës. Bashkë me "horoskopin"
Forografitë janë marrë nga space.com
Një film për legjendën Enzo Ferrari
Asnjëherë nuk i pëlqeu ta quanin një djall të biznesit, por nëse nuk do të ishte i tillë emri I Enzo Ferrarit ndoshta sot do të ishte harruar. Themeluesi i një prej emrave më të njohur në industrinë e automobizmit e nisi karrierën si pilot I garave të shpejtësisë në vitin 1919 dhe për shkak të famës që fitoi italianët në atë kohë e krahasuan me Benito Musolinin. Madhështia e tij i kaloi kufijtë e famës kur vetë Musolini dekoroi Enzo Ferrarin me titullin e Kalorësit të Kurorës, ndërsa më vonë i dha dhe titullon Commendatore.
Kafshim si i T-Rex: 16 460 Njuton
Krokodili i ujërave të kripura mendohet se ka kafshimin më të fuqishëm ndër gjallesat në botë. 16 460 Njuton është forca e një shtrëngimi nofullash të këtij reptili. Shkencëtarët e krahasojnë këtë me forcën e kafshimit të parardhësit prehistorik të tij, T-Rex. Një nga reptilët e afërt me të, aligatori “Elvis” është filmuar në Colorado duke shpërbërë në moment një shalqi. Aligatori është 3.6 m i gjatë dhe peshon 270 kg.
Insekte të markës...Punime vërtet të holla
Materiali i përdorur është metal, çka na sjell ndërmend realizime kinematografike si "Transformers", etj.. Vetëm se këto janë të vërteta.
Një “Lada” sportive së shpejti në treg...
“Lada” është një markë makine, imazhi thuajse i pandryshueshëm si së cilës, është ai një makine familjare. Mirëpo një projektues rus, Dimitry Lazarev, ka paraqitur një projekt për një model sportiv, “Lada Raven”, por që nuk u pranua nga kompania konstruktuese “Autovaz”. Lazarev nuk ka hequr dorë dhe së fundmi ka arritur të kontraktojë me firmën “Vektor” për të nisur punën. Do të prodhohen 100 njësi dhe po të shihet modeli, “Raven” hyn te makina sportive nga më finet. Lazarev edhe njëherë konfirmon thënien: “Mos hiq dorë nga realizimi i ëndrrave”. Më poshtë disa foto:
Sivota, ose "Monte Carlo" e Thesprotisë
Për atë që ka dilema se ku të kalojë pushimet, Sivota në Greqi padyshim është një opsion. Ja disa foto: