Një film për legjendën Enzo Ferrari

Postuar në 22 Gusht, 2015 22:03

Asnjëherë  nuk i pëlqeu ta quanin një djall të biznesit, por nëse nuk do të ishte i tillë emri I Enzo Ferrarit ndoshta sot do të ishte harruar. Themeluesi i një prej emrave më të njohur në industrinë e automobizmit e nisi karrierën si pilot I garave të shpejtësisë në vitin 1919 dhe për shkak të famës që fitoi italianët në atë kohë e krahasuan me Benito Musolinin. Madhështia e tij i kaloi kufijtë e famës kur vetë Musolini  dekoroi Enzo Ferrarin me titullin e Kalorësit të Kurorës, ndërsa më vonë i dha dhe titullon Commendatore.

Në vitin 1925 Ferrari braktis garat, por jo automobilizmin që do të mbetej deri në fund të jetës pasioni i tij.  Disi kështu në vitin 1929 nisi edhe ideimi i makinës Ferrari dhe ngritja e një perandorie legjendare si ajo e skuderisë së kuqe. Vetë Enzo Ferrari deri në vitin 1971 preferonte të dilte në rrugë me një Alfa Romeo.

Jeta e Enzo Ferrarit ishte ajo e një njeriu të vështirë që tërhoqi shumë herë skenaristët dhe regjisorët, por që asnjëherë nuk u realizua në një film sicc i takon legjendës së tij. Enzo Ferrari lindi në 1989 dhe vdiq në moshën 90-vjeccare, në 1988. Një prej produksioneve ku do të luante Robert De Niro mbeti një project në letër, ndërsa filmi biografik “Ferreari” me protagonist Sergio Kastelito nuk i kaloi pritshmëritë e një telefilmi. Tashmë priten rezultatet e një bashkëpunimi të ri mes një prej regjisorëve më të mirë amerikanë Majkëll Men dhe aktorit të njohur uellsian Kristian Beill. Shtypi amerikan thotë se marrëveshja është arritur dhe Kristian Bell do të luajë rolin e Enzo Ferrarit në filmin me titull “Ferrari”. Regjisori Majkëll Men ka dashur edhe në të kaluarën të realizojë një film,por pa rezultat. Skenari do të bazohet në librin e Brok Geits  «Enzo Ferrari: The Man, the Cars, the Races» që pa dritën e botimit në vitin 1991, 3 vjet pas vdekjes së tij.

 

.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.