Enzo Ferrari
Një film për legjendën Enzo Ferrari
Asnjëherë nuk i pëlqeu ta quanin një djall të biznesit, por nëse nuk do të ishte i tillë emri I Enzo Ferrarit ndoshta sot do të ishte harruar. Themeluesi i një prej emrave më të njohur në industrinë e automobizmit e nisi karrierën si pilot I garave të shpejtësisë në vitin 1919 dhe për shkak të famës që fitoi italianët në atë kohë e krahasuan me Benito Musolinin. Madhështia e tij i kaloi kufijtë e famës kur vetë Musolini dekoroi Enzo Ferrarin me titullin e Kalorësit të Kurorës, ndërsa më vonë i dha dhe titullon Commendatore.