Blloku Alternative

Vula e pashqitshme e mjerimit në Kalkuta

Postuar në 23 Mars, 2016 19:26

Burimi: Reuters 

Kuba, pak përpara “ritakimit” me botën

Postuar në 21 Mars, 2016 17:06

Kuba është një vend që ruan një izolim inercial më shumë sesa të programuar si politikë. Shumëçka ka depërtuar në vendin e drejtuar prej shumë kohës nga Fidel Castro, e sipas revistës së njohur n”Foreign Policy”, të rinjtë kanë një mentalitet perëndimor: “Ata duan të duken mirë, të bëjnë qejf dhe të jenë në gjendje të ndjekin ambicie më të mëdha – financiare dhe të tjera”. “Ata duan më shumë”, shkruan revista që përcjell edhe disa foto interesante nga Kuba e sotme. 

 

Spektakli i oqeaneve

Postuar në 21 Mars, 2016 14:54

Chris Fallows bashkëshortja e tij, Monique, kanë kaluar rreth 3000 ditë në det për 20 vjet. Fotot e përvojës së tyre, publikuar nga "National Geographic" janë impresionuese:

Piktura apo fotografi?

Postuar në 20 Mars, 2016 16:29

Piktorja Zaria Forman i ka pikturuar imazhet nga Arktiku që ngatërrohen me fotografi. 

Të jetosh nën tokë

Postuar në 18 Mars, 2016 18:08

Manuel Barrantes, një kostarikan, ka menduar një ide të veçantë për shtëpinë e tij: ai e ka ndërtuar atë nën tokë, thuajse 20 m thellë. Barrantes gërmoi për 12 vjet deri sa realizoi shtëpinë në një shkëmb vullkanik, që mbrojnë sipas tij shëndetin nga ndotja dhe ndryshimet klimaterike. “Reuters” sjell fotot që janë interesante: 

Gjetja e një amatori, shtyn në kohë prezencën e Kristianizmit në Danimarkë

Postuar në 18 Mars, 2016 17:17

Një kërkues amator thesaresh në Danimarkë, Dennis Fabricius Holm, mund të ketë bërë një zbulim që ndikon në shkrimin e historisë së Europës. Holm zbuloi me detektorin e tij të metaleve një kryq të vogël floriri në qytetin danez të Aunslev. Ai e postoi atë në Facebook dhe nga vlerësimet që mori nga ekspertë, mendohet se kryqi, që i përkiste me gjasë një femre vikinge, e shtyn në kohë prezencën e kristianizmit në vendet Danimarkë.

Jolie viziton Lesbosin e përmbytur nga imigrantët

Postuar në 17 Mars, 2016 16:13

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka qenë për një vizitë në ishullin e Lesbosit ku ka prej kohësh një situatë të ngarkuar nga fluksi i refugjatëve sirianë. Ajo ka premtuar rikthimin në ishull me familjen e vet me synim promovimin e turizmit, si kontribut për banorët që bën për imigrantët. Jolie është takuar edhe me kryeministrin e vendit. Më poshtë disa foto: 

Robotë seksi me imazhin e një 12 vjeçareje. Tregëti mbi pedofilinë

Postuar në 17 Mars, 2016 00:16

Kompania kineze “Shengyi” ka nxjerrë në shitje një kukull – robot me pamjen e një vajze 12 vjeç për një çmim prej 770 stërlinash britanike. Roboti në fjalë është pjesë e argëtimit seksual dhe fakti që kompania ka menduar të hedhë në treg imazhin e një vajze, ka provokuar reagime, shkruan britanikja “The Sun”. Robotët e seksit që imitojnë pamje fëmijësh, apo vajzash të vogla, janë kritikuar në rrjetet sociale si nxitëse të pedofilisë, ose lodra seksi të pedofilisë.  Pavarësisht nga ngjyra e flokëve dhe e lëkurës, të gjitha vijnë nën interesin tregëtar të “robotëve të vegjël për meshkuj”.

Ishulli i Kukullave

Postuar në 14 Mars, 2016 17:54

Ishulli i Kukullave ndodhet disa kilomentra nga Mexico City. Ai është i njohur për numrin e madh të kukullave që qëndrojnë të varuar na pemë. Legjenda thotë se personi që kujdesej për La Isla de las Munecas, Don Julian Sanatana, gjeti një trupin e një vajze të mbytur me kukullën e saj në duar. Santana besonte se shpirti I vajzës e përndiqte ishullin dhe donte ta kënaqte atë duke vendosur kukulla nëpër pemë. Sidoqoftë e vërteta, pamja që sheh është jo pak e frikshme. 

 

Sëmundjeve të Robespierit i shtohet edhe sarkoidoza

Postuar në 13 Mars, 2016 21:05

Dy mjekë mjeko-ligjorë, Philippe Charlier dhe Philippe Froesch, respektivisht i universitetit të Catalogna universitetit të Montigny-le-Bretonneux në Francë, kanë rikrijuar pamjen e Maximillien de Robespierre. Kjo që në vitin 2013, bazuar në dokumentet e kohës dhe në dëshmi që përshkruanin se lideri jakobin vuante nga shqetësime të shumta.  Por një shkrim i fundit në “Lancet” thekson se Robespiere vuante nga një sëmundje e rrallë e sistemit imunitar, quajtur sarkoidozi.  Sëmundja është e shërueshme, por shkaqet e saj të panjohura.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative