Gjetja e një amatori, shtyn në kohë prezencën e Kristianizmit në Danimarkë

Postuar në 18 Mars, 2016 17:17

Një kërkues amator thesaresh në Danimarkë, Dennis Fabricius Holm, mund të ketë bërë një zbulim që ndikon në shkrimin e historisë së Europës. Holm zbuloi me detektorin e tij të metaleve një kryq të vogël floriri në qytetin danez të Aunslev. Ai e postoi atë në Facebook dhe nga vlerësimet që mori nga ekspertë, mendohet se kryqi, që i përkiste me gjasë një femre vikinge, e shtyn në kohë prezencën e kristianizmit në vendet Danimarkë. Kryqi  daton në gjysmën e parë të shekullit X pas Krishtit, që është më herët nga sa mendohej prezenca e Kristianizmit në këtë vend, përcjellë për historinë nga të dhënat e marra në gurët runikë të Jutlandit, ku paraqitet për herë të Parë Krishti si imazh. Objekti peshon 13.2 gramë, i gjatë 4 cm dhe aktualisht ruhet në Viking Museum Ladby.  

 

http://www.repubblica.it/esteri/2016/03/18/foto/danimarca_il_crocifisso_...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.