Blloku Alternative

“Tri ditë paqeje dhe muzike” –festivali i Woodstock

Postuar në 24 Prill, 2016 13:30

Festivali i muzikës (rock) i zhvilluar në Catskills në qytetin Bethel në shtetin e New York është cilësuar si një nga momentet kryesore në historinë e muzikës. Festivali – Woodstock Music&Art Fair – kishte një audiencë prej 400 mijë njerëzish dhe zhvillohej në tri ditë “Paqeje dhe muzike”. Një forograf i revistës “Life”,  John Dominis, ofron këtë koleksion, i cili në një intervistë për revistën deklaroi se “ndonëse ishte më i madh sesa ata fëmijë që merrnin pjesë aty” kaloi një kohës shumë të mirë. Fotot flasin vetë për atmosferën: 

 

Metroja e Phenianit hapet për turistët. Imazhe artisitike, inxhinieri, por edhe konspiracione

Postuar në 24 Prill, 2016 12:08

Korea e Veriut ka hapur për turistët e huaj metronë e vet në Phenian. Mbi këtë objekt janë përhapur shumë spekullime, pasi fillimisht Korea e Veriut lejonte vizita vetëm në dy stacione. Ajo nisi të ndërtohej pas vitit 1966, kur Kim Jong – Il vizitoi Pekinin. Ndonëse pretendohet se ajo undërtua me “forca të brendshme”, agjencia ruse e lajmeve shkruan se “ka prova se projekti u zhvillua me ndihmën e projektuesve sovjetikë, inxhinierëve sovjetikë, çekë, kinezë si dhe ekspertëve gjermanë të hekurudhave. Mendohet se metroja e Phenianit është më e thella në botë, 110 m nën tokë.

Kur punonin fëmijët

Postuar në 22 Prill, 2016 10:29

Në këto fot paraqiten fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që punojnë, shpesh në kushte të vështira. Historia e ndalimit të punës së fëmijëve ka një histori dramtike: në vitin 1904 u krijua Komiteti Kombëtar i Punës së Fëmijëve, që kishte për qëllim, pikërisht ndalimin e saj. Organizata ja doli që të kalonte një ligj në vitin 1916, i cili u dekretua nga Presidenti kohës, ëilson, por ishte Gjykata Supreme e rrëzoi atë.

Projekti i stadiumit dhe sllogani i kombëtares (Foto)

Postuar në 21 Prill, 2016 11:34

Projekti i stadiumit të ri kombëtar është prezantuar sot nga presidenti i FSHF-së, Armando Duka dhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri e ka konsideruar stadiumin, të ngjashëm me atë të Juventusit.
Sipas Ramës, “Arena Kombëtare” do të jetë një nga stadiumet më të bukura në Europë dhe në të mund të luhen edhe ndeshje të ekipeve të huaja, ose finale si ajo e Superkupës europiane. Ndërsa kreu i Federatës zbuloi edhe slloganin e kombëtares për fazën finale të Europianit, ku autobusi do të mbajë thënien, "Ti Shqipëri më jep nder".

Refugjatët e sollën edhe një të mirë - Pulitzer për "Reuters"(foto)

Postuar në 19 Prill, 2016 15:42

Rusia parasovjetike - fundi i traditave

Postuar në 18 Prill, 2016 13:05

Këto fotografi kanë për autor Sergey Prokudin-Gorsky (1863–1944), i njohur në Rusi si autor i fotografisë me ngjyra të leon Tolstoyt. Gorsky udhëtoi nëpër të gjithë Rusinë dhe realizoi 10 mijë fotografi me ngjyra, disa prej të cilave janë edhe këto këtu, të cilat japin një fragment nga Rusia parasovjetike, Rusia e jetës rurale dhe e traditave të popullsive të ndryshme, përpara se centralizimi ekstrem dhe industrializimi ta rrafshonte këtë larmi të madhe. Fotot janë të viteve 1907-1915

“Make America Great Again” - një pikturë që ka sjellë andralla të mëdha

Postuar në 17 Prill, 2016 19:30

Një pikturë e Illma Gore, ku paraqitet kandidati republikan për President i ShBA-së, Donlad Trump, nudo dhe me penis të vogël, ka sjellë disa probleme për autoren. Piktura e titulluar “Make America Great Again” është ekspozuar në “Maddox Gallery” në Londër dhe ofertat për blerjen e saj nuk kanë munguar. Mirëpo pasi e publikoi në Facebook-un e saj dhe pasi piktura u bë shumë e shikuar, kërcënimet për kallëzim penal nëse piktura shitej, mbërritën në adresë të autores.

Fëmijë me Fëmijëri – larg pajisjeve elektronike

Postuar në 16 Prill, 2016 13:21

Celularë, smartphone, tableta, televizion. Këto mjete po kthehen në portal për fëmijët në njohjen e botës. Teknologjia po formëson kuptimin për gjërat në një brez që rritet bashkë me të, por gjithnjë me defiçencën e madhe të emocioneve të vërteta që fëmija merr nga lojërat në natyrë, në diell, në baltë, në ujë, jashtë inkubatorit që ofron koha e sotme. Niki Boon, një fizioterapiste nga Zelanda e Re ka menduar të shmangë këtë kufizim që u bëhet fëmijëve, duke i lënë fëmijët e saj të shijojnë natyrën, pa të cilën fëmijët nuk kund të kenë fëmijëri. Pa pajisje elektronike, si dikur.

"Kafe President", Obama e ka vendin në tualet" (Foto)

Postuar në 15 Prill, 2016 21:01

Fanatikët e presidentit rus, Vladimir Putin kanë tashmë vendin ideal për të adhuruar liderin e tyre. Mirëseerdhët në "President Cafe" në Siberinë lindore që gjendet rreth 4 mijë kilometra nga Moska. Portreti dhe buzëqeshja e presidentit Putin gjendet kudo në muret e lokalit, ndërsa ai i presidentit Obama stolis tualetin e lokalit. Iniciativa është e një 26 vjeçari që shprehet se politikisht është asnjanës dhe se gjithçka është në funksion të biznesit të tij.

Të mbijetuarat e Boko Haram

Postuar në 15 Prill, 2016 14:21

Grupi terrorist nigerian Boko Haram ka nisur që nga viti 2009 një fushatë rrëmbimesh të vajzave të reja që mandej i nënshtrohen përdhunimit. Disa prej tyre ja kanë dalë të ikin duke treguar përvojën e kaluar me një grup që pretendon kredo fetare, ndërkohë që ushtron dhunë të pakufizuar. Më poshtë disa foto të vajzave që ia kanë dalë të ikin, realizuar nga një fotografe neozelandeze.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative