Blloku Alternative

Mjekësia ligjore, një itinerar i shkurtër

Postuar në 02 Maj, 2016 13:51

Fundi i Botës në skicat e një pastori

Postuar në 01 Maj, 2016 18:18

Këto skica paraqesin tekstin e Librit të Zbulesës, të fundit nga librat e përfshirë në Bibël. Ato janë punuar nga pastori baptist Clarence Larkin në vitin 1919, sipas të cilit iu deshën 25 vjet për ta vizatuar Zbulesën nga një “pikëpamje futuriste”. Zbulesa e Shën Johanit pason Apokalipsin, Fundin e Botës, momentin përmbyllës të njerëzimit në ekzistencën e vet tokësore, për të kapërcyer mandej në Parajsë. Skicat janë interesante pasi janë një kalk i tekstit ndërmjetësuar nga imagjinata e një njeriu:

 

Roma e vitit 1890 – Qyteti duket sikur ka qenë aty Përjetë

Postuar në 30 Prill, 2016 20:33

Këto kartolina me ngjyra paraqesin pamje të Romës së vitit 1890, kryesisht të monumenteve antike të saj, që janë kaq të famshme në të gjithë botën.  Kanë kaluar më shumë se 120 vjet dhe Qyteti duket sikur ka qenë aty përjetë. Ngjyrat janë realizuar me teknikën fotokromatike që i shton ngjyra artificiale fotografive bardh e zi. Në këtë rast duken thuajse natyrale. 

 

Masturbimi, nga një akt natyral, në ndalimin për arsye biznesi

Postuar në 30 Prill, 2016 18:07

Masturbimi është cilësuar për shumë kohë një tabu. Është ndër ato akte që mbeten pjesa më e “ndrojtur “ e seksualitetit njerëzor. Historia e tij është e veçantë, ku shpesh është mplekur feja, moralizmi, apo edhe biznesi. Në fund fjalën e pati mjekësia, por edhe çlirimi nga kufijtë e një presioni që shkon kundër natyrales.

http://www.focus.it/scienze/salute/masturbazione-da-sapere?gimg=70543&gp...

Kur emigronin europianët. Një libër për ikjen e 55 milionë njerëzve

Postuar në 29 Prill, 2016 21:18

Disa qindra mijëra sirianë që u detyruan nga politikat perëndimore të lënë shtëpitë e të bredhin rrugëve të Europës në kërkim të një strehe, janë bërë lajmi i ditës në Perëndim. Nga emergjenca civile, te vështirësitë ekonomike të krizës, e deri te kërcënimi për qytetërimin perëndimor, sirianët janë kthyer në materie për çdo lloj propagande, gjithnjë me kushtin e një amnezie dhe pse jo mohimi të historisë së afërt europiane.

Rindërtohet “Njeriu i Altamurës”, Neandertali që jetoi 130 mijë vjet më parë në Pulia të Italisë

Postuar në 27 Prill, 2016 03:04

Në vitin 1993 në një shpellë në Lamalunga  në zonën e Barit të Italisë, u gjetën mbetje skeletore të një Neandertali që kishte jetuar aty të paktën 130 mijë vjet më parë. Tani, dy paleoartistë, Adrie dhe Alfons Kennis, të cilët kanë realizuar edhe riprodhimin e mumjes së Oetzi të akullnajës Similaun,  kanë realizuar një model në madhësi natyrale të individit që u gjet, e që së shpejti do të ekspozohet në muzeun e zonës. Mbetjet u gjetën në një kompleks karstik, mes të cilave kafka e inkastruar mes stalaktiteve çka e ka bërë të vështirë marrjen e mostrës pa e dëmtuar.

Robert Wadlow –Gjigandi i Sjellshëm

Postuar në 27 Prill, 2016 00:23

2.72 m i gjatë, 199 kg në peshë.  Këto janë të dhënat e Robert Wadlow, shteas amerikan i vdekur më 15 korrik 1940. Wadlow konsiderohet një ndër njerëzit më të gjatë që kanë jetuar ndonjëherë. Ai lindi më 22 shkurt 1918 në Alton, Ilinois dhe ishte normal. Prekja nga Hyperplasia, që rezulton në pakufizimin e hormonit të rritjes solli anromalizimin e shtatit të tij që edhe në momentin e vdekjes nuk ndalte së rrituri. Ai vdiq i ri për shkak të një infeskoni dhe u njoh edhe si “Gjigandi i sjellshëm”.

Sara Sampaio, thjesht perfekte

Postuar në 26 Prill, 2016 15:42

Shkatërrimi i anijeve, një nga punët më të rrezikshme në botë

Postuar në 26 Prill, 2016 10:32

Këto pamje vijnë nga Bangladeshi dhe tregojnë punëtorë në kantiere anijesh që punojnë në kushte të paimagjinueshme.

Oratoria e Hitlerit, dhunti vetëm apo edhe vullnet i një aktori? Fotot provojnë diçka…

Postuar në 24 Prill, 2016 23:20

Hitleri ishte orator i madh. Por për këtë cilësi që ia njohin për dhunti, ai ushtrohej shumë. Në funksion të përshtatjes së zërit me pamjen, pra të lidhjes së dy atuve performuese në një forcë hipnotizuese, diktatori nazist e mbikëqyrte veten përmes fotove. Një qasje modern për kohën, pasi kjo është një ndër punët që sot e bëjnë kompani të specializuara me politikanët gjatë fushatave. Fotot  janë realizuar në vitin 1925 nga fotografi personal Heinrich Hoffmann. Ky i fundit i ruajti ato dhe i botoi  bashkë me kujtimet e veta.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative