Mjekësia ligjore, një itinerar i shkurtër
Foto 1 nga 15
Në vitin 1575 kirurgu i oborrit francez, Ambroise Paré, përshkroi për herë të parë sesi të dalloheshin plagët e shkaktuara nga armët e zjarrit, nga ato të armëve prerëse. Testi i tij është cilësuar si pararendësi i mjekësisë ligjore moderne. Në vitin 1663, mjeku danez Thomas Bartholin, përcaktoi se mushkëritë e fëmijëve të lindur të vdekur zhyten në ujë, meqenëse nuk kanë marrë kurrë ajër. Ky zbulim u dëshmua i dobishëm 19 vjet më vonë, kur autopsia vendosi për herë të parë në histori, rezultatin e një procesi penal. Një vajzë 16 vjeçare gjermane akuzohej se kishte mbytur fëmijën e vet të sapolindur. Mjeku Johann Schreyer, i futi mushkëritë e vajzës së vogël në ujë, përpara gjykatësve, të cilat u zhytën menjëherë. Një akt që shpëtoi jetën e gjermanes së akuzuar
Comments
I pari shqiptar që është
I pari shqiptar që është diplomuar për mjekësi ligjore në Universitetin e Stambollit, rezulton se ka qenë Dr. Haki Mborja (1881 -1931). Ai, Haki Shemshedini (Mborja) është autor edhe i librit "Krimi dhe krimineli" i botuar në Stamboll në vitin 1904. Ka punuar si mjek pranë Bashkive të Manastirit dhe të Korçës.
Add new comment