Oratoria e Hitlerit, dhunti vetëm apo edhe vullnet i një aktori? Fotot provojnë diçka…
Hitleri ishte orator i madh. Por për këtë cilësi që ia njohin për dhunti, ai ushtrohej shumë. Në funksion të përshtatjes së zërit me pamjen, pra të lidhjes së dy atuve performuese në një forcë hipnotizuese, diktatori nazist e mbikëqyrte veten përmes fotove. Një qasje modern për kohën, pasi kjo është një ndër punët që sot e bëjnë kompani të specializuara me politikanët gjatë fushatave. Fotot janë realizuar në vitin 1925 nga fotografi personal Heinrich Hoffmann. Ky i fundit i ruajti ato dhe i botoi bashkë me kujtimet e veta. Disa foto provojnë një përpjekje prej aktori të Hitlerit, që për 12 vjet ishte zëri i vetëm në Gjermani.
http://mashable.com/2015/07/23/hitler-embarrassing-photos/?utm_cid=mash-...
Comments
Foto shume interesante
Keto foto jane shume interesante.
Ne fakt, simbas meje, kush ma shume e kush ma pak, seicili ne menyren e vet, jane "aktor" te gjithe personat qe merren me politike. Ketyne u duhet pak loje bindese kur flasin me masat.
Add new comment