Blloku Alternative
La Joya, burg, apo një vrimë e ndyrë?
Ndodhet në Panama dhe është ndër burgjet me kushtet më të rënda. Qeli të mbipopulluara, kujdes mjekësor minimal, vite pritjesh deri në dhënien e vendimit. Në qelitë e pista, të burgosurit jetojnë me qen, mace, pa folur për sigurinë që është shumë e ulët. Një realitet që raportohet shpesh nga vendet e Amerikës Qendrore:
"Të gjithë pinë duhan"
Duhani është shpallur armik i shëndetit dhe ndaj përdorimit të tij ka një fushatë botërore. Por jo përherë ka qenë kështu. P.sh në ish-Bashkimin Sovjetik duhani është promovuar, madje duke nxitur edhe industrinë e prodhimit. Kjo ka ndodhur në vitet 1923-1929 dhe disa postera të kohës e dëshmojnë këtë. Në ish-BS madje pati edhe marka cigaresh për femrat. Motoja e një posteri është kuptimplotë për atë që mendohej asokohe: Gjithkush pi duhan.
Dritëhijet e Afganistanit, një vend që nuk gjen paqe
Fotografi australian Andrew Quilty dokumenton me aparatin e tij konfliktin në Afganistan. Foto që paraqesin një vend me plagët e luftës, por që nga ana tjetër ka bukuri te cilat janë harruar prej kohësh.
Në 55 - vjetorin e fluturimit të Gagarin
"Yandex", "Google" i Rusisë ka realizuar një infografik shumë interesant dhe të dobishëm me rastin e 55-vjetorit të fluturimit të parë të njeriut në hapësirë, që u realizua nga Yuri Gagarin. Kompania deklaroi se të dhënat janë marrë nga "Roscosmos". https://www.yandex.ru/?cover=gagarin
Territori i "plagosur" i Kazakistanit. Aty ku shpërthimi atomik nuk dëgjohet prej 25 vitesh
Nadav Kander, fotograf ka realizuar disa fotografi në Kazakistan, aty ku Bashkimi Sovjetik testonte armët e veta bërthamore. Kurchatov ishte qendra operative e programit, Poligoni ishte qendra e shpërthimit, kurse Priozersk, qendra administrative për kërkimet bërthamore, qëndron edhe sot e mbyllur. Në këto pika janë realizuar edhe fotografitë. Disa prej tyre, përcjellë nga National Geographic:
Plani Boeri për transportin publik në Tiranë, propozon makina elektrike dhe taksi
Stefano Boeri, studioja e të cilit UNLAB është fituesja e projektit për planin urbanistik të Tiranës, nuk mendon se Tirana ka nevojë për tram apo metro për të zgjidhur problemet me transportin publik. Ai propozon makina elektrike për të hequr flotën e makinave me lëndë djegëse si dhe lëvizjen me dhe taksi.
Kamuflazhi britanik i flotës gjatë Luftës së Parë. Gati komik, por jo pa arsye
Disa fotografi të anijeve luftarake britanike të përdorura gjatë Luftës së Parë Botërore, por edhe ato tregëtare,përdorën një kamulfim paradoksal: vijat. Efekti i tyre realizonte një kamuflazh në drejtimin e lëvizjes së mjetit dhe jo në mbulimin e vizibilitetit të tij. Kjo u provua zgjidhje e mirë dhe i pari që ra në këtë reng ishte mbreti i Anglisë, George V, i cili kishte qenë pjesëtar i flotës për një kohë jo të vogël. Në vizitën e tij në një vendstacionim anijesh, mbretit iu tregua një anije e vogël e lyer me vija dhe shirita ,e ngjyra të forta, në një sfond detar nga pas.
Ski në bikini - festivali BoogelWoogel
Në resortin "Rosa Khutor" në Sochi të Rusisë është zhvilluar një festival i skive në bikini - BoogelWoogel . 1000 pjesëmarrës i kanë dhë një pamje tjetër malit më dëborë që zakonisht e vizitojnë njerëz të veshur mirë.
Arti i shaolinëve
Performanca e studentëve të "Shaolin Tagou Martial Arts School" është e jashtëzakonshme.
Ferri i pashlyeshëm i Ruandës
Lufta civile ruandeze tetor 1990-gusht 1993 u zhvillua mes qeverisë së presidentit Juvénal Habyarimana dhe grupit rebel Frontit Patrotik Ruandez. Vrasja e presidentit në fjalë çoi në atë që njihet si Genocidi Ruandez ku rreth 800 mijë njerëz të fisit tutsi dhe dhe hutu të moderuar u masakruan nga qeveria me shumicë hutu. Fotografi Jack Picone ka qenë dëshmitar i disa preja momenteve më rrënqethëse të genocidit etnik që nuk kursente asgjë. Disa foto të tija flasin vetë për Ferrin Ruandez që siç shkruan “Al Jazeera” e ka lënë edhe atë të tronditur: