Kamuflazhi britanik i flotës gjatë Luftës së Parë. Gati komik, por jo pa arsye
Disa fotografi të anijeve luftarake britanike të përdorura gjatë Luftës së Parë Botërore, por edhe ato tregëtare,përdorën një kamulfim paradoksal: vijat. Efekti i tyre realizonte një kamuflazh në drejtimin e lëvizjes së mjetit dhe jo në mbulimin e vizibilitetit të tij. Kjo u provua zgjidhje e mirë dhe i pari që ra në këtë reng ishte mbreti i Anglisë, George V, i cili kishte qenë pjesëtar i flotës për një kohë jo të vogël. Në vizitën e tij në një vendstacionim anijesh, mbretit iu tregua një anije e vogël e lyer me vija dhe shirita ,e ngjyra të forta, në një sfond detar nga pas. Mbretit iu kërkua vlerëismi i kursit të anijes duke parë nga periskopi: “Nga perëndimi në jug”, u përgjigj mbreti. “Lindje – Juglindje”, e vërteta. Kjo jepte shpresë për të përballuar goditjet vdekjeprurëse të nëndetësve gjermane, U-Boot. Këto të fundit kishin disa kufizime të tyre për realizimin e manovrës së qitjes: jo më shumë se 1900 m distancë, por jo më pak se 300 m nga mjeti që goditej. Për të realizuar këtë gjë, drejtuesi i nëndetëses duhet të vëzhgonte për 30 sekonda lëvizjen e anijes dhe të përcaktonte vendndodhjen sipas dejtimit të saj.
Përdorimi i vijave, figurave gjeometrike, me ngjra me ontraste të forta krijonin një efekt “verbues” te gjermanët jo vetëm në përcaktimin e drejtimit të lëvizjes, por edhe në përcaktimin e tipit dhe përmasës së anijes. Në kushtet kur një U-Boot mund të merrte jo më shumë sesa 12 silura të shtrenjta dhe me shpejtësi të ulët ky efekt kishte vlerë. Gjatë luftës kjo ide u vu në provë, por statistika nuk i dha shumë të drejtë: në përqindje, anijet e pikturuara ishin po aq të ekspozuara dhe të sulmuara – pra të identifikuara – sa edhe ato normale. Ideja u adoptua edhe nga të tjerë. Më poshtë disa nga anijet:
http://www.smithsonianmag.com/history/when-british-wanted-camouflage-the...
Add new comment