u-boot
Kamuflazhi britanik i flotës gjatë Luftës së Parë. Gati komik, por jo pa arsye
Disa fotografi të anijeve luftarake britanike të përdorura gjatë Luftës së Parë Botërore, por edhe ato tregëtare,përdorën një kamulfim paradoksal: vijat. Efekti i tyre realizonte një kamuflazh në drejtimin e lëvizjes së mjetit dhe jo në mbulimin e vizibilitetit të tij. Kjo u provua zgjidhje e mirë dhe i pari që ra në këtë reng ishte mbreti i Anglisë, George V, i cili kishte qenë pjesëtar i flotës për një kohë jo të vogël. Në vizitën e tij në një vendstacionim anijesh, mbretit iu tregua një anije e vogël e lyer me vija dhe shirita ,e ngjyra të forta, në një sfond detar nga pas.