lufta e pare
100 vjet nga mbarimi i Luftës së Parë Botërore, pamje të ralla
Lufta e Parë Botërore ishte një prej përplasjeve më të mëdha brenda Europës, e përqëndruar në Frontin Perëndimor në Francë dhe Belgjikë, ku u shpalosën edhe betejat më vdekjeprurëse.
Konflikti la miliona të vdekur edhe në Rusi, Ballkan, e Itali. Për shkak të perandorive ajo u përhap shpejt në të gjitha kontinentet. Nga zotërimet britanike te kolonitë afrikane që u bënë teatri i konfliktit, ashtu si në Azi në fillim të gushtit 1914.
Kamuflazhi britanik i flotës gjatë Luftës së Parë. Gati komik, por jo pa arsye
Disa fotografi të anijeve luftarake britanike të përdorura gjatë Luftës së Parë Botërore, por edhe ato tregëtare,përdorën një kamulfim paradoksal: vijat. Efekti i tyre realizonte një kamuflazh në drejtimin e lëvizjes së mjetit dhe jo në mbulimin e vizibilitetit të tij. Kjo u provua zgjidhje e mirë dhe i pari që ra në këtë reng ishte mbreti i Anglisë, George V, i cili kishte qenë pjesëtar i flotës për një kohë jo të vogël. Në vizitën e tij në një vendstacionim anijesh, mbretit iu tregua një anije e vogël e lyer me vija dhe shirita ,e ngjyra të forta, në një sfond detar nga pas.