Plani Boeri për transportin publik në Tiranë, propozon makina elektrike dhe taksi
Stefano Boeri, studioja e të cilit UNLAB është fituesja e projektit për planin urbanistik të Tiranës, nuk mendon se Tirana ka nevojë për tram apo metro për të zgjidhur problemet me transportin publik. Ai propozon makina elektrike për të hequr flotën e makinave me lëndë djegëse si dhe lëvizjen me dhe taksi.
."Unë besoj se, këtu është e pamundur të ngrejmë disa ëndrra. Nëse unë do të thoja që pas 10 vitesh Tirana do të kishte një transport publik, që do të arrinte ngado, do të thoja një ëndërr. Unë mendoj që ne duhet të punojmë shumë me transportin publik, mbi tokë, aty ku është e mundur. Por edhe të bëjmë një investim të madh me “makina elektrike” dhe mbi ekonominë e “sharing” (shpërndarjes) mbi lëvizjen. Sepse në situata si kjo e Tiranës, pjesa e makinave është ende me një stok shumë të vjetër, benzinë plumb. Është gati më e lehtë të investosh për të ardhmen, duke përdorur faktin që sot ka disa kompani automobilistike, që kanë kuptuar se makina elektrike është një perspektivë e mirë. Edhe nga këndvështrimi i “sharing”, pra të kesh mjete lëvizëse të përbashkëta, si taksia. Por edhe nga këndvështrimi i makinave private, mendoj që kjo është një sfidë e rëndësishme"-theksoi Boeri për Top Channel.
Add new comment