Blloku Alternative

1 në 250 milionë – asteroridi 2013 TX68, mund të marrë kurs përplasjeje me Tokën në 2017-ën

Postuar në 27 Shkurt, 2016 16:15

Agjencia amerikane e Hapësirëska pranuar se një asterorid, i quajtur 2013 TX68, mund të marrë një trajektore përplasjeje me Tokën vitin e ardhshëm. Ai do të kalojë afër planetit tonë më 5 mars dhe rishfaqet mnë 28 shtator 2017, një moment kur trajektorja e tij mund të jetë ajo e përplasjes. Mundësia që NASA jep për kursin e tij drejt Tokës është 1 në 250 milionë, “shumë të vogla”, sipas Paul Chodas, Menaxher i Qendrës për Studime të Orbitimit Afër Tokës në NASA.

San Torini, një zbulim tjetër që flet për aktivitetin vullkanik

Postuar në 27 Shkurt, 2016 15:10

Në San Torini të Greqisë janë zbuluar disa pishina nëndetare të ndërlidhura me njëra tjetrën me përqendrim të lartë të dioksidit të karbonit. Shkencëtarët thonë se ato japin mundësi të reja për të kuptuar shpërthimet e ardhshme vullkanike në San Torini.

“Las Mayas”, një rit mesjetar në Spanjë

Postuar në 26 Shkurt, 2016 21:31

Këto janë disa fotografi të Daniel Ochoa de Olza, që u shpall një nga fituesit e “Ëorld Press Photo 2016”. Fotot dëshmojnë një ceremonial që zhvillohet çdo pranverë në fshatin spanjoll të Colmenar Viejo. Vajza mes 7 dhe 11 vjeç mblidhen dhe mes tyre zgjidhet ajo që do të ketë nderin të jetë ylli i “Las Mayas”. Ky është një rit që shkon pas në Mesjetë.

Kanibalizmi tek arinjtë polarë

Postuar në 26 Shkurt, 2016 21:21

Një meteor me forcë sa bomba e Hiroshimës, shpërtheu këtë muaj në oqeanin Atlantik

Postuar në 24 Shkurt, 2016 18:19

NASA, agjencia amerikane e hapësirë, ka bërë të ditur se një meteor është përplasur në fillim të këtij muaji në oqeanin Atlantik. Meteori shpërtheu në datën 6 shkurt, ora 14:00 në distancë 1000 km nga Brazili. Forca shpërthyese u llogarit në 13 kilotonë, e barabartë me bombën e Hiroshimës. Diametri i objektit në djegie atmosferike ishte 18 m, por forca e madhe. Ka një debat aktualisht nëse NASA nuk njoftoi, apo nuk e identifikoi dot objektin. 

Gradeçelat ekologjike, gati projekti belg për Indinë

Postuar në 24 Shkurt, 2016 11:27

Në pak vite do të jetojmë dhe punojmë brenda ndërtesave ekologjike, të përshtatura për të qenë në harmoni me natyrën dhe vizionin e së ardhmes. Projekti më i funfit i arkitektit belg, Bensan Kalembo është vërtet mbresëlënës. Quhet "Hyperion" dhe parashikon ndërtimin e 6 gradaçelave futuristike në New Delhi të Indisë. Ndërtimi i tyre pritet të përfundojë brenda vitit 2020. Gradaçelat ekologjike do të jenë të larta 128 metra me 36 kate seicila dhe do të kenë 1000 ambjente banimi, zyra dhe shërbime.

Një “hulumtim” mbi kuptimin e “Çekanit dhe Draprit”, simbolit sovjetik

Postuar në 24 Shkurt, 2016 02:10

Drapri dhe çekani, simboli i njohur botërisht i pushtetit të Sovjetëve ka një histori të vetën që nuk është edhe aq e thjeshtë për t’u zbërthyer deri në fund. Në një shkrim të vetin në “Russia Beyond the Headlines” autori Vladimir Khutarev, shkruan se simboli i famshëm u propozua nga artisti moskovit Yevgeney Kamzolkin  dhe u miratua zyrtarisht në Sesionin e Pestë të Sovjetëve në vitin 1918. Fillimisht pati disa mendime dhe propozime: çekani dhe drapri, çekani dhe fshesa, çekani dhe sfurku apo edhe çekani me plugun.

Çokollatat "Mars" me mbetje plastike, kompania tërheq produktin nga tregu

Postuar në 23 Shkurt, 2016 18:39

Prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars” ka tërhequr prodhimin nga raftet e 55 vendeve pas zbulimit të gjurmëve të plastikës në produktet e kompanisë. Kjo u njoftua nga mediat amerikane.Gjurmët e plastikës u gjetën në produktet e çokollatave të eksportuara në Gjermani. Mes vendeve ku në treg janë hedhur prodhime të çokollatave me mbetje plastike  është edhe Italia. Autoriteti i Sigurimit të Ushqimit në Hollandë njoftoi se mbetjet plastike të gjetura në çokollatat në fjalë mund të çojnë në asfiksi. Produktet me rrezik sipas kompanisë janë çokollatat Mars, Snickers, Milky Ëay dhe Mini Mix.

Qyteti fantazmë që kushton 1 miliardë dollarë

Postuar në 23 Shkurt, 2016 16:39

Po ndërtohet në New Mexico, SHBA dhe mendohet që të jetë një eksperimetn për atë sesi do të jenë qytetet në të ardhmen, duke përfshirë administrimin e teknologjisë së re, si pjesë të pandarë të së përditshmes.

http://www.maxim.com/maxim-man/pegasus-develops-billion-dollar-cite-city...

Gazeta “Shqip” del nga tregu i printit

Postuar në 22 Shkurt, 2016 18:17

Vetëm 10 vite në treg dhe gazeta “Shqip” është mbyllur. Ajo do të jetë edhe vetëm për dy muaj në treg në versionin print dhe mandej do të vijojë vetëm me versionin online(http://www.syri.net/2016/02/22/mbyllet-gazeta-shqip-1/). Gazeta u themelua vitin 2006 dhe numri i parë i saj doli më 13 mars. Ruajti një profil prej gazete të paangazhuar shumë politikisht, por ku vihej re mirë afiniteti me PS-në.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative