Një meteor me forcë sa bomba e Hiroshimës, shpërtheu këtë muaj në oqeanin Atlantik
NASA, agjencia amerikane e hapësirë, ka bërë të ditur se një meteor është përplasur në fillim të këtij muaji në oqeanin Atlantik. Meteori shpërtheu në datën 6 shkurt, ora 14:00 në distancë 1000 km nga Brazili. Forca shpërthyese u llogarit në 13 kilotonë, e barabartë me bombën e Hiroshimës. Diametri i objektit në djegie atmosferike ishte 18 m, por forca e madhe. Ka një debat aktualisht nëse NASA nuk njoftoi, apo nuk e identifikoi dot objektin.
Add new comment